Ndonëse në fillim u pa se shkonin mirë në shoqëri të njëra-tjetrës në shtëpi,
por Erjola dhe Ilnisa kanë patur mbrëmjen e djeshme, një debat shumë të ashpër, ku nuk kanë munguar dhe ofendimet.
Teksa ndodheshin në oborrin e shtëpisë, Erjola i drejtohet Ilnisës me tone të larta,
duke i thënë se nuk i pëlqen aspak sjellja e saj dhe nuk do të ketë praninë e saj në shtëpi.
Kaq ka mjaftuar që mes vajzave të nisin ofendimet, ku Ilnisa i është kthyer me fjalën ‘hipokrite’ Erjolës.
Debati ka ndodhur në prani të banorëve të tjerë, të cilët janë përpjekur t’i qetësojnë, por pa u përfshirë në diskutimin mes tyre.
View this post on Instagram