Close Menu
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Hilsn MediaHilsn Media
Home » PERDITESIMI I FUNDIT: Numërohen mbi 60% e votave, ja si paraqitet situata mes PD-së dhe PS-së!

PERDITESIMI I FUNDIT: Numërohen mbi 60% e votave, ja si paraqitet situata mes PD-së dhe PS-së!

May 12, 2025 Të Fundit adminBy admin

PS rritje në të gjithë vendin dhe sipas rezultateve deri më tani merr fitoren me 83 mandate.

PD me aleatët rënie drastike dhe kështu Berisha fundos opozitën me 51 mandate. PS përmbys rezultatin në Dibër (3 mandate) dhe Lezhë (4 mandate). Në Elbasan PS merr 2 mandate plus dhe shkon në 10. Në Fier, PS shkon nga 9 në 12. PS rritje edhe në Tiranë me 1 mandat, Berisha humb 3 mandate në kryeqytet. PS fiton thellë Vorën.

TIRANË- Vijon prej orësh procesi i numërimit të votave në për zgjedhjet e 11 majit dhe rezultatet parapake tregojnë se shqiptarët i kanë besuar sërish kryeministrit Edi Rama një mandat të katërt. Procesi i votimit që vijon prej orësh, tregon se Edi Rama po vijon i sigurt drejt mandatit të katërt me 52.7% të votave, që deri më tani përkthehet në 83 mandate. Deri më tani janë numëruar 60% e Qendrave të Votimit, ose 3192 nga 5225 në total.

Rezultatet paraprake tregojnë një rënie drastike të PD dhe aleatëve pothuajse në gjithë vendin, madje socialistët kanë përmbysur rezultatin deri më tani edhe në Dibër e Lezhë. Berisha renditet forcë e dytë, me 34% të votave ose 51 mandate, nga 63 në vitin 2021 (59 të PD dhe 4 të LSI).

Partia Socialdemokrate ka marrë 3.7% dhe siguron 3 mandate, njëjtë si në2021. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3.5% dhe merr 1 mandat. Partia Mundësia me 2.8%, që i përkthehet në 1 mandat. Po ashtu, edhe Lëvizja Bashkë me 1.3% dhe merr 1 mandat. Forcat e tjera politike: Partia Koalicioni Euroatlantik me 1.2%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim me 0.4%, Partia Aleanca Demokracia e Re me 0.1%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare me 0.2% dhe Lëvizja Atdheu me 0.1%.

Rezultatet paraprake nga qarku më i madh elektoral, Tirana, tregojnë se Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 101858 vota, ose 48.3% të totalit të votave të numëruara deri tani, duke siguruar 19 mandate. Në vend të dytë renditet Koalicioni i Berishës me 73649 vota (34.9%) dhe 14 mandate. Një rënie drastike duke humbur kështu 3 mandate dhe zbret nga 17 që kishte në 2021 në vetëm 14 mandate.

Sipas këtyre rezultateve paraprake, mandate në Tiranë kanë siguruar edhe: Partia Socialdemokrate me 3.4% – 1 mandat, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3%-1 mandat. Lëvizja Bashkë me 2.7% – 1 mandat.

Surpriza për socialistët është në Dibër, ku kemi një përmbysje të rezultatit dhe një rritje historike të PS. Partia Socialiste nën udhëheqjen e Edi Ramës ka përmbysur rezultatin dhe deri më tani merr 3 mandate me 56.5% të votave. PD zbret nga 3 mandate që kishte në 2021, në vetëm 2 mandate. Përmbyset rezultati edhe në Lezhë në favor të PS. Deri më Tani, PS merr 4 mandate 44.3% të votave, ndërsa PD zbret në 3 mandate me 43.5% të votave.

Rritja në gjithë vendin, i ka ‘dhurua’r PS 2 mandate plus në qarkun e Elbasanit. Me 61% të votave, PS merr 10 mandate nga 8 që kishte në 2021, ndërkohë PD me aleatët zbresin nga 6 mandate në vetëm 4 me 29% të votave, një rënie me 12% krahasuar me vitin 2021.

Fitore e thellë për PS edhe në qarkun e Fierit, ku sipas rezultateve PS merr 12 mandate, një fitore e thellë në këtë qark, ku PS në vitin 2021 mbante vetëm 9 mandate. Berisha me aleatët zbresin nga 7 mandate në qarkun e Fierit në 4 mandate me 25.2% të votave, një rënie me 26.6%.

PS rritet në Shkodër me 1 mandat dhe shkon nga 3 në 4 me 35.5% të votave. Berisha bie edhe në bastionin e tij, ku sipas rezultateve deri më tani humb një mandat dhe shkon nga 6 në 5 mandate me 40.2% të votave. PSD e Tom Doshit ruan 2 mandatet.

edi rama pd ps sali berisha shqiperi zgjedhjet
Previous ArticleNumërohen mbi 3 mijë kuti në të gjithë vendin, si ndahen votat mes forcave politike!
Next Article Cfarë do të thotë kjo? Egli Tako TRAZON rrjetin me këtë foto, jep mesazhin për…
Të Fundit

‘Kemi 18-20 tërmete në ditë…’ Sizmiologo i njohur flet për situatën e tërmeteve në vendin tonë!

June 27, 2025

Erdhi për pushime, por gjeti vd*kjen! Humb jetën pushuesi në plazh

June 27, 2025

‘Lëvizje të forta, ndarje dhe dashuri me shikim të parë…’ Korriku muaj BEFASUES për shenjat!

June 27, 2025
ShowBizi

Çfarë po ndodh mes çiftit? Luizi habit: “Po bëjmë sikur jemi bashkë”

June 27, 2025

Sara nuk e uroi DJ PM per ditelindje/ A është ndarë çifti i njohur? Komenti i Einxhel Shkirës i nxjerr zbuluar!

June 26, 2025

Liami tha se Egla Ceno perdorte telefon brenda dhomes se rrefimit, vjen menjehere pergjigja e aktores: Dëgjova që…

June 26, 2025
Horoskopi

‘Lëvizje të forta, ndarje dhe dashuri me shikim të parë…’ Korriku muaj BEFASUES për shenjat!

June 27, 2025

Kujdes nga ana financiare! Kjo shenjë do të HUMBAS gjithë kursimet jetësore! Ja me cfarë sfide do përballeni

June 27, 2025

Urani sjell lajme të forta, Meri Gjini paralajmëron këto shenja Horoskopi: Përgatituni për një “kthesë” të papritur

June 26, 2025
Këshilla Shëndeti

Ju bien floket shume? Mjeku Ylli Merja ju jep zgjidhjen me bime mjekesore: Kura kryesore përdoret në të gjitha rastet e…

March 1, 2025

Fëmija juaj vuan nga anemia apo infeksionet urinare? Ylli Merja : Ja çajrat që i duhen çdo prindi në shtëpi dhe te…

December 18, 2024

Ylli Merja : Ja recetat më efikase me qepë dhe hudhër, largojnë virozat, kollën dhe dhimbjen e kokës

January 3, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.