Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Përdorimi i sodës së bukës në mjekësinë alternative, Ylli Merja “ ilaç për shumë sëmundje…”

    January 9, 20253 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja foli për përdorimin e sodës së bukës në mjekësinë alternative.

    Soda e bukës është një nga ata përbërës që nuk mungon kurrë në kuzhinën tonë. Përveç përdorimit tradicional,

    të paktë janë ata që e dinë se soda e bukës ka vlera terapeutike. Soda e bukës është një produkt kimik ushqimor, është një antioksidant i mirë dhe një antiacid shumë i mirë për organizmin e njeriut.

    E tretur në ujë, soda e bukës është një traditë e lashtë, një nga ilaçet natyrore më të vjetra dhe më të konsumuara në botë,

    në gjendje të mbrojë trupin tonë nga sëmundje të ndryshme. Kur konsumohet në doza të përshtatshme, soda e bukës rregullon strukturën kimike të organizmit dhe përshpejton shërimin e tij.

    Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja ky përbërës natyral, sigurisht i marrë në dozat e duhura, ndihmon në neutralizimin e acideve të stomakut, redukton enjtjen dhe gazrat në stomak, mbron nga infeksionet e traktit urinar, është një antiseptik i fuqishëm dhe jo vetëm.

    Specialisti Merja tregon disa nga problematikat ku soda e bukës na vjen në ndihmë dhe si mund t’a përdorim dhe kombinojmë me produkte të tjera bimore:

    · Neutralizon PH acid në stomak, urthin. Pini 1 gotë ujë/qumësht me 1lç sodë.

    · Ndikon në zbardhjen e dhëmbëve. Në 1 lç sodë buke shtoni 3 pika esencë sherebele dhe 2 pika vaj dafine dhe shpëlani dhëmbët.

    · Lufton mykun në gojë dhe gjuhë. Në 1 lç sodë buke shtoni 2-3 pika esencë rigoni dhe 2 pika vaj mente ose trumze. Pastroni gjuhën dhe gojën në mëngjes para buke.

    · Lufton mykun në lëkurë. Në 500 ml çaj myku shtoni 2 lugë kafe sodë buke. Shpëlani lëkurën në pjesët e ashpërsuara nga myku 2 herë në ditë/ ose në 500 ml ujë shtoni 1 lç sodë, 3 pika esencë rigoni dhe 2-3 pika vaj mente.

    · Pastron inflamacionin e bajameve. Një pastë për luftimin e baktereve: 1 thelpi hudhër, 1 lugë kafe sodë buke, 6-7 pika propolis me rigon dhe 1 lugë çaji mjaltë. Me këtë pastë lyeni bajamet.

    · Pastron lëkurën dhe skalpin e kokës nga yndyra. Në 500 ml çaj floku shtoni 1 lugë kafe sodë buke dhe shpëlani flokun.

    · Rrit PH acid të urinës. Mbron veshkat dhe sistemin urinar. Për PH 4,5-5,5 pini 1 gotë ujë me 1 lç sodë buke.

    · Ndihmon në zvogëlimin e kisteve në testikuj. Në 500 ml çaj me bishta hudhre shtoni çdo 2 minuta nga 1 lç sode buke (12-15 minuta përdorimi).

    Soda e bukës është dhe një pastrues shumë i mirë i fruta perimeve. Si çdo produkt tjetër dhe ajo ndryshon nga cilësia. Specialisti Merja tregoi dy mënyra për të dalluar një sodë të mirë buke. E para nëse hedhim pak sodë buke në çaj dhe ndryshon ngjyra e çajit, soda nuk duhet përdorur. Dhe e dyta, në 1 gotë ujë shtoni 1 lugë çaji sodë buke dhe 1 lugë kafe limontoz, nëse çlirohet shumë gaz kemi të bëjmë me një sodë cilësore. Duke qenë se është një produkt kimik, soda e bukës nuk rekomandohet të përdoret në doza të mëdha apo për një kohë të gjatë si dhe nuk është e rekomanduar për personat me probleme kardiake, pasi dobëson muret e zemrës.

    SHËNIM : Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

    Soda e Bukes Ylli Merja
    Previous ArticleJu kap shpesh lemza? Ja ku fshihet problemi / Ylli Merja: Zgjidhja ideale me…
    Next Article Nuk kanë fund aksidentet në vendin tonë, makina del nga rruga dhe pIagosen 4 persona!
    Të Fundit

    Rinisë numërimi i votave të Diasporës, ndryshon renditja e partive! Ja cfarë tregojnë të dhënat

    May 12, 2025

    Aksident i rëndë në vend! Humb jetën një grua

    May 12, 2025

    Rama drejtë mandatit të 4, Sali Berisha bënë reagimin e tij të parë! Ka një THIRRJE për të gjithë demokratët (Video)

    May 12, 2025
    ShowBizi

    Dikush mund të largohet nga puna…/ Horoskopi për sot: Klima ekonomike e trazuar…

    May 12, 2025

    Nuk shkoi per GJESTIN? Zbulohet arsyeja e vizitës së Eglit në Prishtinë?

    May 12, 2025

    Hapen mbi 3500 zarfe te diaspores, ja kush kryson deri tani…

    May 12, 2025
    Horoskopi

    Dikush mund të largohet nga puna…/ Horoskopi për sot: Klima ekonomike e trazuar…

    May 12, 2025

    “Është dita e duhur për të…”/ Horoskopi për ditën e sotme

    May 11, 2025

    Probleme me financat dhe stres në punë! 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për verën 2025

    May 10, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Efektet kurative të mjaltit në organizëm: Ylli Merja ju tregon si ta perdorni…

    March 1, 2025

    Specialisti Ylli Merja: Ushqimet dhe maskat në kushte shtëpie që ndihmojnë në eleminimin e celulitit brenda një kohe të shkurtër

    December 21, 2024

    Kur lëkura paralajmëron sëmundje…Sklerodermia, sëmundja që plak para kohe / Ylli Merja tregon bimet qe ju duhen per…

    January 23, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.