Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Nikël, ku një 28-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij një këmbësor 55-vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e plagëve të marra, 55-vjeçari ka humbur jetën.
Ndërsa policia ka arrestuar 28-vjeçarin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan,
kapën dhe vunë në pranga shtetasin M. M., 28 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen Shelqet, Nikël,
me automjetin që drejtonte ka përplasur këmbësorin shtetasin P. Xh., 55 vjeç, dhe
më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit 55-vjeçari ka humbur jetën”,
thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.





