Elvisa dhe Rozina Dhimaku, dy motra nga fshati Kopaçëz i Delvinës, kanë ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë–Delvinë.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Kolegji Universitar LOGOS, i cili ka ndarë një mesazh prekës për ish-studenten e vet, Elvisa Dhimaku, e cila ka ndjekur programin Teknike e Lartë në Laboratorë Mjekësore.
Në reagimin e tij, Kolegji shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e saj dhe thekson se Elvisa do të kujtohet gjithmonë për buzëqeshjen, mirësinë dhe përkushtimin e saj.
Reagimi i Plotë:
“Me hidhërim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të ish-studentes sonë të dashur, Elvisa Dhimaku, nga programi Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë në Kolegjin Universitar “LOGOS”.
Elvisa do të kujtohet gjithmonë për buzëqeshjen, mirësinë dhe përkushtimin e saj. Humbja e saj është e dhimbshme për të gjithë ata që e kanë njohur.
Në këtë moment të trishtë, stafi dhe i gjithë komuniteti i Kolegjit Universitar “LOGOS” i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve.
I përjetshëm qofte kujtimi i saj!”