Meteorologu Hakil Osmani ka folur për ndryshimin e temperaturave që do të përfshijnë fundjavën.
Meteorologu Osmani theksoi se dita e sotme do të jetë në mbizotërim të motit të qëndrueshëm, me alternime kthjellimesh e vranësirash.
“Dita e sotme mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh
dhe kalime vranësirash më të dukshme këto në pjesën e dytë të ditës.
Sa i përket temperaturave të ajrit do të vijojnë të jenë të larta edhe ditën e sotme duke bërë që vlerat
minimale të kenë regjistruar në qytetet e zonave malore deri në 1 gradë celsius,
ndërsa maksimumet në 20 gradë celsius në orët e mesditës në qytete si Fieri, Durrësi, Vlora e Saranda.
Të shtunën era do të jetë më problematike me shpejtësi 75 km/orë në det të hapur dhe do të ketë problematikë sa i përket trafikut të detar, por jo vetëm.
Sa i përket kushteve të motit do të kemi zhvillime, në orët e pasdites duke bërë që të ketë prezencë të reshjeve të shiut në mbrëmje. Sa i përket temperaturat e ajrit ditën e shtunë do të jenë të larta.
Minimumet do të jetë të vlerës 2 gradë celsius në zonat malore, ndërsa maksimumet deri në 24 gradë celsius në rang territori.
Ditën e diel do të kemi rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të zbresin në 21 gradë , ndërsa në orët e para të mëngjesit në 1 apo 2 gradë celsius”, ka thënë meteorologu Osmani.
Sa i përket vendeve të rajonit, meteorologu theksoi se do të jenë në ndikimin e motit të qëndrueshëm, edhe vranësira do të jenë prezentë, por do të jenë gjatë orëve të mbrëmjes.
Ndërsa ditën e shtunë pritet që vranësirat në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut të jenë më të shpeshta.
Dita e diel do të bëjë që Kosova dhe Maqedonia e Veriut të jenë në dominim të motit të qëndrueshëm me reshje shiu dhe herë pas herë në formën e rebeshëve.