Hilsn

Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenjat që do t’u hapet fati! Po vijnë paratë

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Koha për të “mbjellë” është tani. Nga sot duhet një organizim i mirë në agjendën e të gjithëve. E nisim javën me një hyrje të fortë të Marsit me Saturnin. Me këmbëngulje dhe organizim është shumë produktiv.

Vendosni në agjendë çfarë duhet mbyllur me patjetër në 2025. Shfrytëzojeni këtë javë me laps e letër për diskutime e takime.

Marsi do bashkëveprojë me Saturnin dhe Mërkurin. Prandaj, kujdes komunikimin me eprorët dhe me baballarët, pasi mund të bëhemi të rëndë dhe pa edukatë.

Dashi
E nis javën minimalisht me më shumë se dy impenjime për zgjidhje. Me qetësi dhe me organizim shumë të mirë ka mundësi që me diskutime të mbyllin çështje goxha serioze të mbartura prej kohësh. Me Venusin te Shigjetarët duket sikur ka kaluar në plan të dytë pjesa emocionale, por kjo vjen si pasojë e sigurisë.

Demi
Tendenca e javës është që të jenë në territorin e vet dhe të analizojnë çfarë nuk ka shkuar mirë kohët e fundit. Por kjo gjendje nuk i përshtatet këtij momenti. Vendosni në agjendë projeksione dhe diskutime të rëndësishme. Mos i lini gjërat në dorë të fatit.

Binjakët
Me Marsin përballë dhe një Saturn jo shumë komod, kanë një tendencë të nisin javën me seleksionim të njerëzve në ambientet e punës. Me kë duhet ndarë informacioni dhe kë mund të quajnë miq. Kjo mund t’i mërzisë pak. Por herë pas here na jepet mundësia të seleksionojmë raportet njerëzore. Me Marsin përballë, nuk do mungojnë diskutimet në lëvizje profesionale, që për momentin mund të shkaktojnë stres, por është për mirë.

Gaforrja
Ngarkesa dhe vrap në lidhje me punën. Hyrjet planetare shtojnë peshën e detyrimeve të Gaforres, por janë produktive dhe në fund do bëjë që të ndiheni krenar.

Luani
Nisin me Hënën te vetja. Nuk mungojnë idetë, humori festiv, pjesa sociale. Kanë oreksin për t’i dhënë ngjyrat që duhet ambientit familjar edhe në punë. Për çështjet e mbartura duhet ende durim.

Virgjëresha
Duhet të vendosin në agjendën e tyre hapësirë për detyrime familjare. Agjenda personale është e ngarkuar, por duhet t’i shtohen edhe disa gjëra në lidhje me shtëpinë. Kjo javë mund të nxjerrë tematika çështjesh pronësie, dokumentash apo trashëgimish. Gjithsesi, diskutimi do marrë kohë.

Peshorja
Do jenë të favorizuar këtë javë. Saturni, Marsi dhe Mërkuri i ndihmon të ndihen në qendër të vëmendjes. Këshilla është që mendimet dhe idetë personale të jenë selektiv me kë do i ndajnë dhe ku do i ndajnë. Kjo për arsye që mos t’i jepet dikujt mundësia për t’i komentuar.

Akrepi
Impenjime goxha serioze dhe aktive. Më shumë plane dhe hapa konkretë këtë javë. Shihni me kujdes nëse keni harruar detyrime që kanë kaluar afatin në palë të treta, banka apo dokumenta që mund t’ju trazojnë humorin. Mund të jetë një detyrim serioz që mund të trondisë ekonominë.

Shigjetari
Marsin e kanë te vetja. Kujdes në lëvizjet dhe veprimet tuaj, të lindurit në 10 ditëshin e fundit të shenjës. Të tjerët kanë Venusin dhe Diellin, kështu që mund të bëjnë plane shumë të bukura për lëvizje dhe mund të kenë një agjendë për një lajm të rëndësishëm që lidhet me agjendën. Kujdes me fjalën; nëse i thoni shkurt dhe rëndë, mund t’ju mbyllen shumë dyer.

Bricjapi
Luhatja e humorit që vjen nga emocionet e mbartura del në sipërfaqe këtë javë. Reagoni si gjithmonë, kontrolloni emocionet dhe mos prishni humorin e momentit dhe agjendën. Detyrimet në punë që duhet të zgjidhen përfundimisht nuk do mungojnë.

Ujori
Favorizoheni këtë javë. Do ishte mirë të vendosni në agjendë cilat hallka duhen zgjidhur dhe kërkojnë përmirësim, sidomos ata që duan rritje në karrierë. Që sot planifikoni takimet. Pjesa e zgjerimit ekonomik mbetet nga detyrimet e tyre për shkak të projekteve që i kanë bërë vetes 2-3 vite më parë.

Peshqit
Saturnin e kanë te vetja. Të lindurit në 10 ditëshin e fundit të shenjës duhet të kenë kujdes me fizikun. Një pjesë e mirë e Peshqve mund ta gjejnë veten duke shpenzuar më shumë se sa i mban xhepi. Kjo mund të shkaktojë tronditje në lidhje me ekonominë. Peshqit e zotërojnë këtë Mërkur dhe mund të diskutojnë çfarë duan dhe në formën e duhur. Do shpërblehen nga produkti final i javës.

×