Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në emisionin “Opinion” në Tv Klan u diskutua për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, një temë që çoi në një përplasje deri në fizike mes dy të ftuarve, shkrimtarit Albatros Rexhaj dhe opinionistit Berat Buzhala.

Përplasja nisi pas një analize që Buzhala i bëri themelimit të Dhomave Speciale në Kosovë.

Pjesë nga debati në studio:

Rexhaj: Je tu e degradu debatin! Kur e keni kalu këtë amendament, Dhomave Speciale i keni dhënë të drejtën për me e interpretu vetë Kushtetutën. Ata e kanë mbyllë. Ata janë vetë pashë, vetë subashë, ju e keni votu. S’e ka votu Albin Kurti!

Buzhala: Trus aty!

Fevziu: Çfarë do të thotë trus?

Rexhaj: Ti po fol tan ditën për Kushtetutën, ai e interpreton vetë Kushtetutën.

Buzhala: Po ta kuptoj që ke ardh me prish debatin!

Rexhaj: O burrë, s’je ti pronar i debatit. Mbylle gojën or burrë. S’je pronar i debatit!

Buzhala: Kujt i thua ti mbylle gojën?! Kujt?! (tha ai duke iu afruar Rexhajt dhe e godet)

Këtu ndërhyn moderatori Blendi Fevziu, si dhe i ftuari tjetër Ermal Hasimja, për të ndarë dyshen.