Transgjinorja Edona James është kthyer në një nga personazhet më të përfolur të showbizit shqiptar që prej hyrjes së saj në reality show-n “Big Brother VIP2 Kosova”.
Pas deklaratave për ndryshimin e gjinisë dhe se ishte martuar me ish-burrin vetëm për paratë e tij, ditën e djeshme i ka habitur të gjithë me deklaratën që ka bërë për meshkujt.
Gjatë një bashkëbisedimi me anëtarët e tjerë të “BBVIP”, Edona foli për pamjen e meshkujve teksa theksonte se të gjithë bëjnë makeup dhe nuk po dallohet se kush është mashkull dhe kush është grua.
“Përpara kanë qenë burrat burra, tani janë bo si grat. Krejt po vishen po lyhen e s’dim a është burrë apo është grua. Ndonjëherë dalin sikur burra ndonjëherë si gra”, ka thënë ajo.
Kujtojmë që Edona ka treguar se ka qenë e martuar me partnerin me të cilin kishte një lidhje dashurie prej 3 vitesh. Në rrëfimin e saj, ajo tregon se dasma ishte madhështore dhe me shumë të ftuar në Gjermani.
Gjithashtu ajo theksoi se nuk ishte martuar se kishte ndjenja për partnerin e saj, por e donte për paratë e tij. Në rrëfimet e saj, Edona ka zbuluar se i janë dashur 20 operacione plastike dhe mijëra euro për të pësuar transformimin që ajo kishte pritur. Ajo pranon se ka marrë shumë hormone femërore pasi mjeku i kishte thënë se në trup ishte mashkull ndërsa në mendje femër.
@bigbrother.ks Lott 🤣🤣🤣 • • #viral #bigbrother #explore #edonajames #fypシ゚viral #fypシ゚viral #fyp #bigbrothervipkosova