Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Himarë, ku një shtetas me inicialet A.N, tek sa ka qënë duke punuar ka rënë aksidentalisht nga lartësia.
Himarë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, shtetasi A. N., 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar.
40-vjeçari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.