Personat që shihni në foto janë çifti i bashkëshortëve Petrit dhe Elona Florini, të cilët humbën jetën paraditen e sotme në aksidentin e ndodhur në aksin “Lezhë–Mabë”, në fshatin Gocaj.
Petriti dhe Elona Florini udhëtonin me automjetin tip “Mercedes Benz”, kur u përplasën me një tjetër makinë, me të cilën po qarkullonte një grua me dy fëmijët e saj të mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët kanë mbetur të plagosur.
Nga veprimet paraprake të policisë dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë, duke sjellë humbjen e kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe më pas goditjen e fortë anësore nga foristrada, e cila po lëvizte në drejtim të Shkodrës.






