Hilsn

Poem Blu feston ditëlindjen, Sara TRONDITET nga komenti që merr në rrjetet sociale!

Sara Hoxha, blogerja e njohur, është përballur së fundmi me anën më të errët të rrjeteve sociale. Ajo që duhej të ishte një moment i mbushur me dashuri dhe emocione – një video dedikuar ditëlindjes së vajzës së saj, Poem Blu – është kthyer në shkas për një lumë ofendimesh të rënda dhe të pakuptimta.

Sara ka vendosur të mos heshtë dhe ka publikuar në Instastory disa komente shokuese të ardhura nga një ndjekëse.

Komentuesja në fjalë nuk është përmbajtur aspak, duke lëshuar një breshëri akuzash krahinore, raciste dhe personale.

Në komentet e bëra publike, ndjekësja shpërthen në gjuhë urrejtjeje ndaj grave të Shqipërisë, duke i etiketuar ato si “të shitura”, “materialiste” dhe “gratë më të këqija në Evropë”. Por mllefi nuk ndalet me kaq. Ajo vazhdon duke sulmuar identitetin e Sarës me terma si “greke”, “sllave”, “romune” dhe epitete fyese, duke degraduar deri në ofendime për rolin e saj si nënë, me pretendimin absurd se “fëmijët që kanë një nënë të tillë janë për t’u mëshiruar”.

E indinjuar që ky vrer u derdh pikërisht në një postim për fëmijën e saj, Sara ka dhënë një përgjigje publike, duke treguar se shpeshherë mendohet t’i fshijë këto komente, por vendos t’i lërë që njerëzit të mbajnë përgjegjësi për fjalët e tyre.

“Lexoj shpeshherë komente që më shokojnë dhe shpeshherë bëhem gati t’i fshij se nuk e dua këtë energji në Instagramin tim, por gjithmonë i lë me idenë që ai që ka shkruar të mbajë përgjegjësi për atë që lë këtu ose kudo në social media,” – shkruan Sara.

Ajo e mbyll reagimin e saj me një mesazh për karmën dhe energjinë që njerëzit transmetojnë: “Është e shëmtuar të lexosh këto komente në një video emocionuese ku bëhet fjalë për ditëlindjen e gocës. Ça keni mor Zot? Si nuk e kuptuat akoma që po nxorret vetëm mllef dhe të këqija ashtu do ju bëhet jeta juve jo mua. You get what you o njeri.”

Një situatë vërtet e pakëndshme, që na kujton edhe njëherë se bullizmi kibernetik nuk kursen askënd, as në momentet më të ëmbla familjare. /Prive By Liberta Spahiu

 

 

×