Olta Gixhari është përballur me komente aspak të këndshme në një foto që aktorja ka publikuar në Instagram.
Në të ajo shfaqet sensuale, me bluzë të shkurtër. Në përshkrimin e kësaj fotoje, Olta shkruan: “Shumë macchiato kam pirë këto kohë”.
Batutë e cila siç edhe ajo shprehet në një video mesazh është keqkuptuar nga ndjekësit dhe është ndjerë e fyer prej tyre.
Aktorja thotë se përshkrimi ishte në kontekstin e autoironisë, për të cilën ajo madje u shpreh se nuk kanë arritur ta kuptojnë as banorët
e BBV në 100 ditë izolim. Ndërsa shtoi se e gjitha ka qenë në kontekstin e batutës pasi ajo kurrë nuk do ta përshkruante apo trajtonte veten si lopë dhe se i përgëzon nënat që ushqejnë të vegjlit e tyre me gji.
@iconstyle.al Olta shpjegohet për batutën e keqkuptuar nga fansat 🫣