Dy persona kanë mbetur nga një shpërthim në karburantin “Veliaj” në rrugën “Bardhyl” në Tiranë.
Policia bën me dije se gjithçka ndodhi teksa një autobot po mbushte me benzinë depozitën e karburantit.
Për fat të mirë, dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që shpërthimi ka shkaktuar panik te banorët përreth.
Karburanti ndodhet brenda një zone të banuar dhe ngjitur me një pallat. Pranë tij ndodhet edhe godina ku ofrojnë shërbimet njësitë minibashkiake nr.3 dhe nr.4 në Tiranë.
Ky është rasti i dytë kur ndodh një shpërthim karburanti nëTiranë. Dy javë më parë, një shpërthim ndodhi në një tjetër në zonën e Shkozës në Tiranë duke lënduar gjithashtu disa persona.
Karburantet në zonat e banuara janë kthyer në një shqetësim të madh për banorët në Shqipëri ku çdokush që ka pak njohje dhe para, arrin të marrë licencë për të shitur gaz, benzinë apo naftë poshtë apo pranë pallateve.
E megjithatë, askush nuk e sheh rrezikun..!
Njoftimi i policisë
Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com