Hilsn

Prag tragjedie në vend! Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen tre pushuesit

Një operacion shpëtimi u realizua me sukses mbrëmjen e djeshme nga shërbimet e Policisë Kufitare në Vlorë, pas njoftimit për një mjet lundrues që po përmbytej në det.

Pas sinjalizimit të marrë nga Salla Operative e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin (DRKM), strukturat e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë në zonën Grame-Brisanit,

ku një skaf me tre shtetas në bord kishte pësuar defekt teknik dhe rrezikonte të fundosej.

Skafi u lokalizua dhe tre personat në bord u shpëtuan dhe u transportuan në breg me mjetin e Policisë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Përpjekjet për të tërhequr skafin në breg rezultuan të pamundura për shkak të gjendjes së rënduar të mjetit, i cili përfundimisht u fundos në det.

×