Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Probleme dhe vështirësi në tretje? Ylli Merja rekomandon ushqimet dhe bimët mjekësore që rigjenerojnë sistemin e tretjes

    January 9, 20252 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV me Specialistin e Bimëve Mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një nga shqetësimet më të mëdha që ka popullata sot, problemet dhe vështirësitë në tretje.

    Po cilët janë shkaktarët e mosfunksionimit mirë të tretjes? Si mund të përshpejtojmë metabolizimin dhe cilat janë çajrat dhe bimët mjekësore që rigjenerojnë sistemin e tretjes.

    Shpeshherë na ndodh që barku të rrijë i fortë, i fryrë, të kemi gurgullimë gazrash, të kemi vështirësi në tretje.

    Shkaqet e këtij çrregullimi funksional mund të jenë të ndryshme si mos aktiviteti fizik, shkaqet stresuese, psikologjike apo dietat ushqimore. Për ta kthyer në normalitet tretjen duhet të korrigjohet së pari dieta ushqimore.

    Sipas specialistit të Bimëve Mjekësore Ylli Merja, ushqimet, erëzat apo bimët që duhet të konsumojmë duhet të kenë këto kritere: të përmbajnë fibra, celulozë ose pektinë, të përmbajnë acide organike, enzima e fermente.

    Në regjimin tonë ushqimor nuk duhet të mungojnë ushqimet të cilat stimulojnë tretjen si:

    · Perimet si brokoli, preshi, panxhari i kuq, spinaqi, bishtajoret, trahanaja

    · Lakra të egra si çikore, rradhiqe, qumështor, hithra, lëpjeta, burdullaku

    · Erëza kuzhine si koper, mendër, finok, borzilok, majdanoz, jamballi, xhinxhër

    · Fruta si kumbulla, kivi, molla, molla e egër, dardha, fiku, bajamet, boronica

    · Fara liri, chia, tërshëra, bollguri

    Ndërsa sa i takon bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal në mrekullitë që bën bima e drunakuqit, gjethja e senës, barbaroza, mëllaga, molla e egër dhe bari i majasëllit.

    Dy çajrat e rekomanduara nga Ylli Merja shumë efikas në rigjenerimin e sistemit tretës janë:

    · ÇAJI I MËNGJESIT

    Në një gotë ujë të vakët hedhim 1lugë supe fara liri, 1 lugë supe fara chia dhe 1 lugë çaji mjaltë. Lëreni 10 minuta duke e trazuar çdo 2-3 minuta. Çaji pihet esëll 20-30 minuta para konsumimit të mëngjesit.

    · ÇAJI I MBRËMJES

    Në një gotë ujë të nxehtë hedhim 1 lugë supe drunakuq dhe 1 dorë gjethe frashëri ose 1 lugë supe molle të egër. Lëreni 10 minuta sa të oksidohen antrakinonet dhe më pas ziejeni për 2-3 minuta. Lerëni të ftohet 10-15 minuta dhe pijeni çajin 20-30 minuta para gjumit. /Shqiptarja.com

    Ylli Merja
    Previous ArticleYlli Merja: Glikoja e arrës dhe propolisi me rigon, zgjidhja për të kuruar ga…
    Next Article ‘Minuta e artë’ që shpëton jetën, nga mbytja te tensioni i lartë, rënia apo ngritja e sheqerit, kapërcimi i gjuhës… si duhet të veprojmë sipas Ylli Merjas
    Të Fundit

    LEKU LETER! Këto 3 shenja të horoskopit do të kenë rritje të mëdha financiare këtë periudhë!

    May 31, 2025

    Erion Isai lë ‘pa fjalë’ zyrtarët europian me anglishten! Theksi i tij i cuditshëm bëhet VIRALE në rrjeti (Video)

    May 31, 2025

    Një rrëfim që të lë pa fjalë! ‘Do të të vr*sim…’ Këngëtarja e njohur rrëfen historinë e frikshme që ka përjetuar!

    May 31, 2025
    ShowBizi

    ‘Kush tha që …’ Gjesti konfirmon se vazhdon romancën me Egli Takon?

    May 31, 2025

    Mes aludimeve për ndarje nga Klea, ky shkrim i Elgitit trazon rrjetin: “I bëjmë keq njëri-tjetrit”

    May 31, 2025

    Një sezon veror i PAHARRUESHËM për këto shenja të zodiakut!

    May 31, 2025
    Horoskopi

    LEKU LETER! Këto 3 shenja të horoskopit do të kenë rritje të mëdha financiare këtë periudhë!

    May 31, 2025

    Një sezon veror i PAHARRUESHËM për këto shenja të zodiakut!

    May 31, 2025

    Emocione të forta do ju mbërthejnë zemrën! Kjo shenjë të bëhet gati, dashuria do ju ‘pushtojë’!

    May 31, 2025
    Këshilla Shëndeti

    ‘Zjarri i Natës’, si ta kuptojmë dhe parandalojmë sëmundjen torturuese përpara se të jetë tepër vonë. Metodat natyrale të trajtimit sipas Ylli Merjas

    January 3, 2025

    Ylli Merja: Si të kuroni infeksionet e syve me çajin bimor: Përgatitja e çajit bëhet me…

    February 23, 2025

    Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që do tju shpetoje vetem ne pak dite…

    January 23, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Termat e Përdorimit
    • Politika e Privatësisë
    • Të Drejtat e Autorit
    • Politika Editoriale
    • Na Kontaktoni
    • Rreth Nesh

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.