Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Probleme dhe vështirësi në tretje? Ylli Merja rekomandon ushqimet dhe bimët mjekësore që rigjenerojnë sistemin e tretjes

January 9, 20252 Mins Read Këshilla Shëndeti

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV me Specialistin e Bimëve Mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një nga shqetësimet më të mëdha që ka popullata sot, problemet dhe vështirësitë në tretje.

Po cilët janë shkaktarët e mosfunksionimit mirë të tretjes? Si mund të përshpejtojmë metabolizimin dhe cilat janë çajrat dhe bimët mjekësore që rigjenerojnë sistemin e tretjes.

Shpeshherë na ndodh që barku të rrijë i fortë, i fryrë, të kemi gurgullimë gazrash, të kemi vështirësi në tretje.

Shkaqet e këtij çrregullimi funksional mund të jenë të ndryshme si mos aktiviteti fizik, shkaqet stresuese, psikologjike apo dietat ushqimore. Për ta kthyer në normalitet tretjen duhet të korrigjohet së pari dieta ushqimore.

Sipas specialistit të Bimëve Mjekësore Ylli Merja, ushqimet, erëzat apo bimët që duhet të konsumojmë duhet të kenë këto kritere: të përmbajnë fibra, celulozë ose pektinë, të përmbajnë acide organike, enzima e fermente.

Në regjimin tonë ushqimor nuk duhet të mungojnë ushqimet të cilat stimulojnë tretjen si:

· Perimet si brokoli, preshi, panxhari i kuq, spinaqi, bishtajoret, trahanaja

· Lakra të egra si çikore, rradhiqe, qumështor, hithra, lëpjeta, burdullaku

· Erëza kuzhine si koper, mendër, finok, borzilok, majdanoz, jamballi, xhinxhër

· Fruta si kumbulla, kivi, molla, molla e egër, dardha, fiku, bajamet, boronica

· Fara liri, chia, tërshëra, bollguri

Ndërsa sa i takon bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal në mrekullitë që bën bima e drunakuqit, gjethja e senës, barbaroza, mëllaga, molla e egër dhe bari i majasëllit.

Dy çajrat e rekomanduara nga Ylli Merja shumë efikas në rigjenerimin e sistemit tretës janë:

· ÇAJI I MËNGJESIT

Në një gotë ujë të vakët hedhim 1lugë supe fara liri, 1 lugë supe fara chia dhe 1 lugë çaji mjaltë. Lëreni 10 minuta duke e trazuar çdo 2-3 minuta. Çaji pihet esëll 20-30 minuta para konsumimit të mëngjesit.

· ÇAJI I MBRËMJES

Në një gotë ujë të nxehtë hedhim 1 lugë supe drunakuq dhe 1 dorë gjethe frashëri ose 1 lugë supe molle të egër. Lëreni 10 minuta sa të oksidohen antrakinonet dhe më pas ziejeni për 2-3 minuta. Lerëni të ftohet 10-15 minuta dhe pijeni çajin 20-30 minuta para gjumit. /Shqiptarja.com

Ylli Merja
Previous ArticleYlli Merja: Glikoja e arrës dhe propolisi me rigon, zgjidhja për të kuruar ga…
Next Article ‘Minuta e artë’ që shpëton jetën, nga mbytja te tensioni i lartë, rënia apo ngritja e sheqerit, kapërcimi i gjuhës… si duhet të veprojmë sipas Ylli Merjas
Të Fundit

Temperatura të larta, Shqipëria pritet të ‘PERVELOHET’! Ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

June 15, 2025

E diel e trishtë në vend! 22 vjecari mbytet në lumin Mat, dalin detajet e rënda

June 15, 2025

A jeni gati për një fillim jave ‘TRONDITESE’? Horoskopi për këtë të Hënë, ja cfarë ju pret!

June 15, 2025
ShowBizi

Tragjedia me 247 viktima në Indi, defekti në sediljen e pilotit rrëzoi avionin! Çfarë zbuloi kutia e zezë?

June 15, 2025

Nga e Hëna 5 shenja të zodiakut do të ken një seri të vazhdueshme lumturie dhe fati të mirë!

June 15, 2025

‘Je gjithmonë i imi bab’…’ Nuk mbahen lotët, ky është mesazhi prekës i djalit të Grida Dumës pas humbjes të së babait

June 15, 2025
Horoskopi

Nga e Hëna 5 shenja të zodiakut do të ken një seri të vazhdueshme lumturie dhe fati të mirë!

June 15, 2025

A jeni gati për një fillim jave ‘TRONDITESE’? Horoskopi për këtë të Hënë, ja cfarë ju pret!

June 15, 2025

Sezoni i Binjakëve, zbuloni nëse jeni një nga shenjat që universi favorizon gjatë këtij muaji të Horoskopit

June 15, 2025
Këshilla Shëndeti

Trëndafili i egër ‘thesar’ i natyrës që kuron shumë sëmundje, ‘bombë me vitaminë C’ / Ylli Merja tregon si te perdoret per…

January 23, 2025

Ylli Merja: Kujdes! Mos i neglizhoni këto shenja në këmbë, mund t’ju zbulojnë shumë probleme shëndetësore per…

December 18, 2024

Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë

December 16, 2024
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.