Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni menjehere…

    January 23, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Sindroma e zorrës së irrituar, simptomat, shkaktarët dhe trajtimi natyral

    Vitet e fundit gjithnjë e më shumë kemi dëgjuar të flitet se zorra është ‘truri ynë i dytë’, dhe në fakt jo më kot, pasi shumë studime kanë treguar rëndësinë e këtij organi, si sistemi kyç qendror i organizmit tonë.

    Jeta sedentare, stresi i shtuar, ushqimet e pashëndetshme apo bakteret e parazitët, na bëjnë që të kemi një mosfunksionim të mirë të aparatit tretës dhe të mirëfunksionimit të zorrëve.

    Ndaj në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në ‘Bima dhe Shëndeti’ ndalemi në një një nga problematikat e zorrëve, siç është sindroma e zorrës së irrituar. Çfarë është zorra e irritueshme,

    çfarë e shkakton atë dhe cilat janë simptomat tipike të kësaj problematike shëndetësore? Sa zgjat sindroma e zorrës së irrituar, cilat zakone apo ushqime e nxisin atë?

    Ashtu dhe si çdo problematikë shëndetësore edhe sindroma e zorrës së irrituar ndikon shumë në cilësinë e jetës së përditshme, ndaj nuk duhet neglizhuar.

    “Në sindromën e zorrës së irrituar, zorra sillet si e sëmurë, por në fakt nuk është e sëmurë, pra nuk ka dëmtim, por çrregullim funksioni” thekson Merja në fillim të bisedës.

    Çrregullimi i funksionit të zorrëve do të na japë shenjat e para pas disa ditësh, ku shenja e parë është dhimbja e barkut e cila shoqërohet me spazma, të prera barku apo ngërçe.

    Shenja e dytë është fryrja e barkut, distendim, kërcitje zorrësh. Më pas kemi shenja të tjera si dhimbje që çlirohen pas defekimit, gazra, zbrazje jo e plotë e zorrës, kapsllëk ose diare.

    Shkaktarët e mosfunksionimit të mirë të zorrëve, pra sindromës të zorrës së irrituar sipas specialistit Merja janë: parazitët në zorrë, myku në zorrë, medikamentet e shumta që prishin florën bakteriale, dieta dhe intoleranca ushqimore, çrregullimet në orarin e të ushqyerit, jeta sedentare, çrregullimet hormonale, sidomos gjatë ciklit menstrual.

    “Dieta ushqimore ka një rol shumë të rëndësishëm në drejtim të sindromës së zorrës së irrituar. por po kaq rëndësi ka dhe gjendja jonë shpirtërore. Stresi, faktorët emocionalë dëmtojnë florën e mirë bakteriale, pasi në muskulaturën e traktit tretës janë 100 milion qeliza nervore që komandojnë peristaltikën. Pra stresi është i lidhur direkt me funksionin e zorrës së trashë” thekson specialisti Merja.

    Për të qetësuar zorrën e trashë, bari i majasëllit është shumë i mirë. Tek ky çaj me bar majasëlli shtojmë mëllagë dhe pak shegë. Në rastet e dhimbjeve të barkut çaji i kamomilit apo çaji i luleve të shtogut si dhe nenexhiku janë shumë qetësuese. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja thekson se zorra e irrituar nuk është një sëmundje, prandaj dhe quhet sindromë, ndaj dhe trajtimi alternativ ndahet sipas simptomave kyçe të kësaj problematike.

    Në raste diareje:

    – Konsumoni një ftua të pjekur të lyer me mjaltë dhe rigon (1 ose 2 herë gjithsej)
    – Heqim qumështin dhe bishtajoret nga përdorimi
    – Konsumoni supë pule ku shtoni mendër dhe trumëz ose rigon
    – Pini një gotë çaj aronia ose boronicë në ditë
    – Në 2,5 litra ujë zieni 2 minuta një paketë çaj Kolimer dhe 3 lugë gjelle çaj Kandimer. Pini 3 x 1 gotë në ditë para buke
    – Ekstrakt balsamik, pini 2×1 lugë çaji në ditë para bukе
    Në raste kapsllëku:

    – Pini vaj liri 2×1 lugë çaji në ditë para buke
    – Në 2.5 litra ujë zieni 2 minuta një pako çaj Kolimer (ose 7-8 lugë gjelle) dhe nga një lugë gjelle drunakuq, finok dhe ake. Pini 3 x 1 gotë në ditë para buke
    – Konsumoni fibra gjatë ditës, musli, etj
    – Në të dy rastet kur ka parazitë shtoni në mëngjesin tuaj një lugë çaji shege dhe një lugë supe fara kungulli
    – Konsumoni bukë të thekur, mundësisht pak të djegur si karbon
    – Konsumoni në mëngjes dy thelpinj hudhra
    Në rastet e dhimbjeve të barkut te fëmijët:

    – Çaj kamomili apo çaj me lule shtogu si dhe nenexhiku janë shumë qetësuese.
    – Në 250 ml ujë zieni 2 minuta një lugë gjelle mendër dhe një lugë finok, ky çaj pihet gjatë ditës
    – Vaj basani ose liri, pihet ose hidhet në gjellë 2×1 lugë kafe në ditë
    Në fund të bisedës Merja thekson se është shumë i rëndësishëm regjimi ushqimor dhe ngrënia me orare. Për personat që i kanë zorrët më të ndjeshme kujdes duhet të kenë në konsumimin e fasuleve dhe thjerrëzave, duke i vendosur në ujë të ngrohtë për disa orë dhe më pas t’i ziejnë dhe gatuajnë. Ndërsa kur kemi fryrje zorrësh një zgjidhje efikase është dhe konsumimi i ujit të ngrohtë me 1 lugë sodë buke, e cila do të rregullojë aciditetin e stomakut dhe do të ndihmojë në drejtim të gazrave dhe fryrjeve të zorrëve.

    Ylli Merja Zorra e Trashe
    Previous ArticleDëllinja ‘ilaç’ për shpirtin dhe shëndetin / Ylli Merja: Ja si ta përdorni mrekullinë kurative të natyrës per…
    Next Article Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë dhe nuk do te…
    Të Fundit

    ‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

    May 30, 2025

    Kjo është ‘PERGJIGJIA’ e papritur e Loredanës ndaj veprimit të fundit të Jozit!

    May 30, 2025

    Fansat i bëjnë ‘GJEMEN’ Gjestit, këngëtari ‘trishtohet’ nga kjo gje? (Foto)

    May 30, 2025
    ShowBizi

    ALARM! Telefonatë në polici për b*mbë në qendër të Tiranës pranë hotelit të njohur, policia rrethon zonën

    May 30, 2025

    Pas fitores se Big Brother Vip, Gjesti publikon këngën e re “Veshu Ndrequ”

    May 30, 2025

    Fansat të zhgënjyer nga Gjesti, i bëjnë të papriturën (Foto)

    May 30, 2025
    Horoskopi

    Parashikimi i astrologës së njohur ‘TR0NDIT’ këto shenja: ‘Muaj Qershor do të jetë B0MBASTIK me vendime…’

    May 30, 2025

    Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë kujdes sepse… Parashikimi i horoskopit per diten e sotme…

    May 30, 2025

    ‘Një ditë e trazuar dhe me shumë mundime…’ Horoskopi i ditës së sotme, ja cfarë ju pret!

    May 30, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja: E bardha e vezës dhe glikoja e arrës, zgjidhje për të kuruar gastritin: Gastriti dhe ulcera janë sëmundje që mund të kalohen me…

    February 23, 2025

    Pa dieta drastike, mjeku popullor Ylli Merja përgatit çajin bimor që ju ndihmon të rrëzoni disa kg në muaj

    December 19, 2024

    Po ta dinit se çfarë i bën dafina organizmit nuk do i ndaheshit/ Nuk do ta besoni se cilat semundje kuron dhe si ta perdorni ate…

    January 23, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Termat e Përdorimit
    • Politika e Privatësisë
    • Të Drejtat e Autorit
    • Politika Editoriale
    • Na Kontaktoni
    • Rreth Nesh

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.