Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 % / Kjo eshte kura qe ju nevojitet: – Në 2.5 litra ujë ziejmë 2 minuta një pako…

March 13, 20255 Mins Read Këshilla Shëndeti

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale

Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht meshkujt, kanë probleme me kolitin e shpeshherë nuk arrijnë të kurohen plotësisht.

Ushqimet e thata, të yndyrshme dhe jeta sedentare bën që të shfaqet kjo sëmundje inflamatore në zorrën e trashë.

Por çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Cilët janë shkaktarët e kolitit, si të njohim simptomat e hershme dhe si mund ta parandalojmë?

Në lidhje me këtë problematikë shëndetësore flasim në studion e Rreze Dielli në Report TV në “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili tregon se koliti është një sëmundje që mund të kurohet 100%, nëse trajtimi fillon në kohën e duhur.

“Koliti është një sëmundje inflamatore e zorrës së trashë, pezmatimi i zorrës së trashë çon deri në inflamacion kronik, çon në çrregullime në defekim deri në melena.

Inflamacioni është skuqje dhe acarim i mukozës së zorrës nga brenda, e cila pengon thithjen e të gjitha vlerave të ushqimit nga zorrët.

Fryrja e zorrëve në brendësi krijon probleme me lëvizjen e masës dhe kështu shkakton kapsllëk apo hemorroide”, thotë Ylli Merja në fillim të bisedës.

Simptomat që na jep koliti nuk duhen neglizhuar, pasi sa më gjatë kjo sëmundje të manifestohet në trupin tonë, aq më problematike dhe serioze është. Simptomat kryesore të kolitit janë:

– Dhimbje abdominale, më së shumti majtas dhe në rektum

– Fryrje zorrësh, ndjesi ngopjeje

– Humbje oreksi

– Kapsllëk ose diarre

– Ngushtim i zorrës së trashë, feçe si laps i hollë

– Ulçera të thella në zorrë

– Hemorragji, gjak në jashtëqitje, melena me ngjyrë të zezë

– Çarje anale, fisurë

– Periudha acarimesh nervore, nervozizëm

– Humbje peshe

– Shtrëngim nga rektumi në degë zbritëse të zorrës së trashë

– Lezione në lëkurë, eritema

– Dhimbje artikulare

– Rrisk për kancer kolerektal

Por është shumë e rëndësishme sipas specialistit Merja, të njohim dhe të dimë llojet e kolitit, përpara se ne të nisim një trajtim kurues apo dhe për të marrë masat parandaluese. Sot ne njohim 6 lloje të kolitit të cilat janë:

– Koliti ulçeroz: Shfaqet me ulçeracione në mënyrë të vazhduar në gjithë gjatësinë e saj ose në një zonë të caktuar. Ndryshe nga sëmundja Crohn, që shfaqet me pika të kuqe dhe pjesë të shëndetshme në zorrët e holla ose zorrën e trashë, shoqërohet me disbalancë të mikroflorës bakteriale. Epidemiologjia e duhanpirësve, çrregullime në ushqim, etj

– Koliti infektiv: Shfaqet nga ndikimi negativ i baktereve, parazitëve dhe viruseve në zorrë. Simptomat kryesore të kolitit infektiv shoqërohen në mënyrë të menjëhershme me diarre, temperature, këputje

– Koliti mikroskopik: Formë e kolitit kronik, në fibroskopi mukoza e zorrës duket normale, në biopsi duken qeliza me trashje anormale të shtresës së kolagjenit nën epitelin e mukozës. Simptomë kryesore, feçja zvogëlon diametrin dhe del si laps i hollë

– Koliti iskemik: Ngushtimi i zorrës, shoqëruar me hemorragji. Arteriet dhe venat fillojnë të ngushtohen, ndodh ishemia gastrointestinale. Shfaqet në moshat mbi 60 vjeç, rrezikshmëri për mpiksje gjaku, tension i ulët, insufiçencë kardiake ose renale, të vjella ose diarre. Kapsllëku i fortë shkakton shtypje të arterieve dhe venave, më së shumti prek gratë

– Koliti shkaktuar nga medikamente farmaceutike, këto krijojnë toksina, helmojnë florën e mire bakteriale. Simptomat janë diarre, melena me ngjyrë të zezë, gjak okult, anemi

– Koliti kimik: Elementët kimikë mund të shkaktojnë ulçera në rektum, ato djegin mukozën rektale.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja këshillon që personat që vuajnë nga koltiti apo kanë një predispozitë gjenetike, të shmangin yndyrën e tepërt, të shmangin proteinat dhe të ulin dozën e mishit të kuq. Gjithashtu duhet të heqin qumështin dhe të përdorin më shumë kosin, të heqin nga përdorimi erëzat e forta si specin djegës, piperin e zi, etj. Duhet të shmangen ushqimet që shkaktojnë fryrje si fasulet, lakrat si dhe të shmangen ngritjet e peshave të rënda.

“Nëse ne bëjmë një jetë jo sedentare, por aktive dhe me një stil jetese të shëndetshëm, trajtimi alternativ për kolitin është shumë efikas, dhe brenda një kohe të shkurtër ne do të zgjidhim këtë problematikë shëndetësore”, thekson specialisti Merja.

Trajtimi alternativ për Kolitin me kapsllëk:

– Në 2.5 litra ujë ziejmë 2 minuta një pako çaj kolimer, një dorë kumak, 1 lugë drunakuq dhe 1 dorë ake. Pihet 3 herë në ditë nga një gotë, para bukës.

– Ekstrakt balsami, pihet 2 herë në ditë nga 1 lugë çaji me ujë, para bukës.

– Në mëngjes është mirë të konsumohet:

1 gotë kos, 3 lugë musli, 1 lugë çaji shegë të egër, 1 lugë supe aronia, 2 thelpinj hudhër.

– Propolisi me ujë, pihet 3 herë në ditë, nga 10 pika pas buke

 

Trajtimi alternativ për Kolitin me diarre:

– Në 2.5 litra ujë ziejmë 2 minuta një pako çaj kolimer, dy deri në tre lugë gjelle çaj myku, një dorë kumak. Pihet 3 herë në ditë nga një gotë, pas bukës.

– Në mëngjes, mund të pihet një gotë kos me 1 lugë supe niseshte.

– Konsumoni 1 ftua të pjekur të lyer fetat me mjaltë dhe rigon.

– Ekstrakt balsami, pihet 2 herë në ditë, nga 1 lugë çaji me ujë, para bukës.

– Propolisi me rigon, 3-4 herë në ditë, nga 10 pika.

 

Trajtimi alternativ për Kolitin hemorragjik:

– Në 2.5 litra ujë ziejmë 2 minuta një pako çaj kolimer, një dorë bishtamith, një dorë këputje, një dorë tërfil. Pihet 3 herë në ditë nga një gotë, para bukës.

– Ekstrakt balsamik, pihet 2 herë në ditë, nga 1 lugë çaji me ujë, para bukës.

– Propolisi me rigon, pihet 3 herë në ditë, nga 10 pika pas buke

– Kremi i hemorroideve, përdoret 2 herë në ditë

– Në rast kapsllëku, 3-5 ditor përgatitet një klizmë me ujë të ngrohtë (20 ml), sapun sa një kokërr lajthie, vaj ulliri 1 lugë çaji.

Koliti Ylli Merja
Previous ArticleKëmba diabetike, kujdes! Këto janë sinjalet e para / Ylli Merja: Ja si të shëroni plagët e diabetit dhe te…
Next Article E FUNDIT/ Xheneta futet ne BBV4, nuk do ta besoni reagimin e Gjestit…
Të Fundit

Cdo ditë e më nxehtë! Temperatura të larta ditën e nesërme, ja sa pritet të shënojë termometri

June 12, 2025

Në vetëm pak orë dy persona vr*sin veten, 28-vjeçari i jep fund jetës në oborrin e shtëpisë!

June 12, 2025

Hëna luleshtrydhe e Qershorit sjell ndryshime jetësore për këto shenja të horoskopit!

June 12, 2025
ShowBizi

Cilat janë vendet më të sigurta në një aeroplan në rast të një përplasjeje?

June 12, 2025

Zbulohet sedilja ku ishte ulur pasagjeri i vetëm i mbijetuar nga rrëzimi i avionit të “Air India”

June 12, 2025

Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni

June 12, 2025
Horoskopi

Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni

June 12, 2025

Hëna luleshtrydhe e Qershorit sjell ndryshime jetësore për këto shenja të horoskopit!

June 12, 2025

“Dikush është gjithmonë i gatshëm për t’iu kritikuar”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 12, 2025
Këshilla Shëndeti

Përdorimi i sodës së bukës në mjekësinë alternative, Ylli Merja “ ilaç për shumë sëmundje…”

January 9, 2025

Ylli Merja: Problemet me stomakun, si t’i kuroni me gjethet e më…

March 1, 2025

Ylli Merja: Nëse keni këto shenja në trup tregoni kujdes, mëlçia juaj po vuan nga kjo sëmundje

December 17, 2024
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.