‘Promovues dh*ne…keni dështuar si produksion…’ Pas rikthimit të Gertës në shtëpi ndjekësit SHPERTHEJNE në rrjet, heqin dorë nga BBVA

0

Vendimi për rikthimin e Gertës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka sjellë një valë të madhe reagimesh nga publiku, i cili është hedhur kundër moderatorit Ledion Liço dhe produksionit të spektaklit.

 

Si fillim, shumë ndjekës kundërshtuan hapjen e televotimit për rikthimin e saj, duke e konsideruar këtë si një padrejtësi dhe një zhvlerësim të zarfit të zi. Por konfirmimi përfundimtar i kthimit të saj në lojë ka ndezur edhe më shumë polemika.

Në faqet zyrtare të Big Brother VIP Albania në rrjetet sociale, si edhe në postimet e Ledion Liços, ndjekësit kanë shpërthyer me komente negative. Ata e kanë akuzuar moderatorin dhe produksionin për manipulim të votave, promovim të dhunës, dhe prishje të rregullave të lojës.

Disa nga komentet më të forta përfshijnë:

 

“Ky vendim është turp! Si mund ta ktheni dikë që u përjashtua me zarf të zi?”

“Po e zhvlerësoni komplet Big Brother-in! Zarf i zi pa vlerë, ndryshoni ngjyrën e zarfit!”

“Ledion Liço është manipulues, gjithçka është e stisur!”

“Po jepni mesazhin që dhuna tolerohet! Ku janë rregullat?”

Reagimet e ashpra vazhdojnë të vërshojnë, ndërsa një pjesë e madhe e ndjekësve kanë kërcënuar se do të bojkotojnë spektaklin, duke e quajtur këtë vendim një precedent të rrezikshëm për edicionet e ardhshme.

 

×