Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Propozime dhe oferta, parashikimi i horoskopit, si nis muaji për secilën shenjë

    April 1, 20255 Mins Read ShowBizi

    Dashi
    Në punë, mos u shqetësoni nga kritikat e padrejta; një analizë e qetë e projekteve është e nevojshme, sidomos për ata që punojnë në mënyrë të pavarur.

    Tregoni guxim nëse doni të largoni nga vetja persona që mendojnë vetëm për veten e tyre.

    Në një rizgjim të vetëdijes do takoni gjithë çastet e bukura me partnerin duke vlerësuar atë që realisht është me rëndësi për ju.

    Marrëdhëniet ndërpersonale janë në krizë, ndaj ju duhet ta merrni me qetësi.

    Pika e dobët është ndonjë fjalë pa vend dhe çelësi i suksesit; aftësia për të kaluar situatat me shkathtësi.

    Demi
    Tregohuni gjahtarë të komoditetit dhe të ardhurave të mira pasi ka nisur një periudhë e artë për ju!

    Pozicioni i favorshëm astral ju ka vënë në qendër të një lëvizjeve që do ju përkthehet në fryte të majme financiare.

    Edhe çështjet e zemrës janë në rrugë të mbarë, mjafton të dini të kapni çastin. Pika e dobët është ndonjë hutim i vogël dhe çelësi i suksesit; të qenurit i hapur për bashkëpunime.

    Binjakët
    Përvoja me njerëz profesionistë ju ka mprehur intuitën për të kërkuar përtej asaj që shihni. Burokracitë ju kanë penguar shpesh, por jo pak herë edhe ju kanë favorizuar për të përfituar shuma të majme. Ndajeni drejtimin nga doni të shkoni dhe hartoni strategji të sakta. Kurioziteti i madh ju ka dëmtuar në sferën shoqërore pasi askujt nuk i pëlqen të ngatërroheni me punët që nuk ju përkasin. Kritikat për punën janë bashkuar me ato të personalitetit dhe jeni futur në një lëmsh që e këni ngatërruar edhe vetë. Pika e dobët janë keqkuptimet dhe çelësi i suksesit; heshtja.

    Gaforrja
    Aspekte yjore vijnë të shkëputura si fragmente filmi ku protagonstë jeni ju dhe dashuria juaj për një person që tenton t’ju vërë në provë shpesh. Në këtë situatë po tregoheni paska të pavendosur, ndaj mblidhni energjitë. Provokimet në fushën profesionale do jua bëjnë edhe më argëtues një impenjim të ri që keni nisur. Shmangni personat që nuk janë kërkues dhe jua ulin vlerat mundit e punës tuaj. Pika e dobët është harresa dhe çelësi i suksesit; ambicia për të nisur projekte të reja.

    Luani
    Nëse do dini të balanconi pasionin dhe financat do arrini sukses të madh në këtë periudhë. Mësoni të ktheni çdo gjë në para. Garën për momentin e keni me veten, por nuk përjashtohet mundësia për të vështirësuar stadet e “lojës”. Në distancë të afërt ju pret një ngatërresë e vogël ligjore që mund të zgjidhet nëse kthjelloni argumentet tuaja. Luanë, një surprizë emocionuese ju pret brenda një kohe të shkurtër. Pika e dobët është përgjumja dhe çelësi i suksesit; personaliteti artistik.

    Virgjëresha
    E tashmja dhe e shkuara po superojnë njëra-tjerën duke krijuar fije të forta nostalgjike. Zemra nuk është e vendosur nëse duhet të ruaj ftohtësinë apo të hidhet në krahë të pasionit. Yjet ju kanë bërë të ndrojtur para asaj që mund t’ju bëjë të lumtur përgjithmonë. Krahas ndjenjave, ana financiare po bën disa zbrapsje që ju duhet t’i zotëroni me shpejtësi për të mos humbur edhe ato që keni siguruar. Pika e dobët është mungesa e organizimit dhe çelësi i suksesit; besimi te vetja.

    Peshorja
    Përpiquni të merrni një kthesë të fortë duke mos bërë shumë zhurmë. Dobësia juaj për familjen është keqkuptuar nga rrethi shoqëror ndaj ju duhet të qartësoni pikëpamjet. Të qenurit një peshore largpamëse ju vë në pozita të forta premtuese dhe edhe përgjegjësie. Tërheqja për vendime madhore duket si një zbehje e interesit për bashkëpunim. Gjithë kjo tymnajë rreth jush. Pika e dobët është tërheqja në guackën tuaj dhe çelësi i suksesit; përgatitja akademike.

    Akrepi
    Rikuperimi profesional të dashur akrepë nënkupton edhe një pushim të plotë. Shikoni interesat tuaja dhe shkatërroni çdo mëdyshje që jua lëkund idetë. Një marrëdhënie ekzistuese do ju bëjë të ndiheni të lumtur duke ju bërë të vlerësoni kapacitetin tuaj human. Me pak durim mund të caktoni territorin tuaj të influencës edhe në shoqëri duke u përpjekur të rregulloni paksa reputacionin jo edhe aq të mirë që keni krijuar. Pika e dobët; dilemat familjare dhe çelësi i suksesit; trashëgimia.

    Shigjetari
    Keni kohë që jeni zhytyr në një lloj rehatie vegjetuese. Kjo kohë do ju shkundë duke jua tronditur fort bindjet që kishit krijuar për rolin tuaj dhe prespektivën profesionale. Vullneti dhe ambicia për të qenë lider ju çon në disa kërkime të çuditshme për veten dhe kolegët. Të qenurit pak ngatërrestarë nga natyra nuk do ju shpëtojë më nga ndonje inat mes kolegësh. Dashuria po bëhet interesante dhe partneri po ju sheh me sy tjetër. Pika e dobët është mëria e kotë dhe çelësi i suksesit; inteligjenca.

    Bricjapi
    Rrini të qetë para çdo propozimi për ndryshim të pozicionit të punës. Përgjegjësia më e madhe po bie mbi ju, ndaj përdoreni si avantazh. Lodhja fizike nuk e justifikon angazhimin e dobët në familje. Pasuria e trashëguar është në pikëpyetje, ndaj veproni me kujdes, veproni me qetësi. Pika e dobët është nervozizmi dhe çelësi i suksesit; mirësjellja.

    Ujori
    Jeni në udhëkryq. Deri tani keni dëgjuar zemrën dhe keni abuzuar me zonën e konfortit. Dilni nga ky realiteti e takoni njerëzit e punës dhe ata që mbajnë mbi supe mundin, për të cilin ju keni marrë gjithë meritat. Favorizoheni nga një humor inteligjent që mund t’ju bëjë karizmatikë në rrethin miqësor. Pika e dobët është indiferenca dhe çelësi i suksesit; vëmendja e përqëndruar.

    Peshqit
    Një mosmarrëveshje e vjetër merr fund këto ditë nëse do dini të ruani qetësinë. Mos shpenzoni emocione me njerëz që nuk kanë të zhvilluar empatinë. Frika për atë që vjen nuk duhet të jetë pengesë në punën tuaj. Shikoni me kujdes e zgjidhni atë që ju shërben për të ardhmen. Situata do qartësohet duke u shprehur qartë. Dhuroni ca buzëqeshje të sinqerta e mos mbani mbani mendime negative në mendje. Pika e dobët mania për thashetheme dhe çelësi i suksesit; racionaliteti.

    Horoskopi
    Previous ArticleIncident në “Ferma VIP”, lopa shqyen derën — rrezikohen fermerët (Video)
    Next Article PAMJE VIRALE/ Cfarë ndodhi gjatë natës në BBVA? Jozi frikëson banorët (Video)
    Të Fundit

    Leku lumë dhe fat i bardhë! Këto 3 shenja të horoskopit i pret një javë e paimagjinueshme!

    May 18, 2025

    Cfarë historie! ‘Babi donte të më shiste, halla i dha mamit heIm miu që të vd*ste…’

    May 18, 2025

    Beatrice nuk përmbahet kur shikon renditjen e Shqipërisë në Eurovision? Ja veprimi i papritur që bëri ajo (Foto)

    May 18, 2025
    ShowBizi

    E RËNDË/ Familjarët gjejnë shqiptarin të varur pranë shtëpisë në Greqi, dyshohet se…

    May 18, 2025

    Këto janë shenjat e horoskopit që do te kene me shum fat kete javë

    May 18, 2025

    Histori e trishte tek ‘E Diela Shqiptare’: Hallat i dhanë mamit h*lm miu, babai donte të më shiste sepse isha…

    May 18, 2025
    Horoskopi

    Këto janë shenjat e horoskopit që do te kene me shum fat kete javë

    May 18, 2025

    Leku lumë dhe fat i bardhë! Këto 3 shenja të horoskopit i pret një javë e paimagjinueshme!

    May 18, 2025

    Plutoni retrograd në Ujor: Dy shenjat e Horoskopit që do kenë një mundësi të rrallë

    May 18, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja: Shenjat që dërgon trupi përpara goditjes në tru / Masat e para që duhet të merrni

    January 9, 2025

    Mjeku popullor, Ylli Merja: Si të shkrini gurët në veshka me çajin e…

    January 30, 2025

    Specialisti Ylli Merja: Ushqimet dhe maskat në kushte shtëpie që ndihmojnë në eleminimin e celulitit brenda një kohe të shkurtër

    December 21, 2024
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.