Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Prostata, si mund të parandalojmë zmadhimin e saj me kalimin e moshës. Ylli Merja: Ja kurat bimore më efikase me…

    January 9, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Prostata, si mund të parandalojmë zmadhimin e saj me kalimin e moshës.

    Me specialistin Ylli Merja flasim dhe për sëmundjet më të shpeshta të prostatës, si mund të trajtohen përmes kurave bimore.

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një nga problematikat më të shpeshta që hasin meshkujt pas moshës 45-vjeçare.

    Prostata, si mund të parandalojmë zmadhimin e saj me kalimin e moshës. Me specialistin Merja flasim dhe për sëmundjet më të shpeshta të prostatës, si mund të trajtohen përmes kurave bimore.

    Prostata është një gjëndër hormonale me sekrecion të brendshëm, e cila ka disa funksione të rëndësishme në organizëm. Kjo gjëndër ka formën e kokrrës së arrës, e cila gjendet poshtë fshikëzës së urinës dhe rrethon ureterin.

    Funksioni i prostatës është të prodhojë një lëng, i cili përmban acid citrik, kalcium dhe enzima, e ka mundësi të përmirësojë lëvizshmërinë e spermatozoidëve dhe pjellorinë.

    Për më tepër, lëngu që sekretohet nga prostata përmban zink, i cili sipas studimeve mbron sistemin gjenital nga infeksionet. Gjithashtu ndihmon për funksionimin normal të sistemit urinar.

    Me kalimin e moshës gjendra e prostatës tenton të zmadhohet. Zmadhimi i prostatës është një patologji që haset shpesh tek meshkujt, 1 në 3 meshkuj të moshës mbi 50-vjeç paraqesin simptoma të prostatës së zmadhuar.

    Shkaktarët e zhvillimit të prostatës janë ende të paqarta, jo gjithmonë ndikon trashëgimia gjenetike sipas specialistit Merja, por ndikues negativ është jeta sedentare, qëndrimi ulur në ndenjëse të fortë, qendrimi gjatë në biçikletë, përdorimi i pijeve alkoolike dhe me gaz, kostipacioni dhe infeksioni rektal, stresi.

    Disa nga shenjat e para të prostatës sipas Ylli Merja janë: djegie gjatë urinimit, dhimbje në pjesën e poshtme të traktit urinar dhe më tej me zmadhimin e prostatës shenjat janë më evidente: urinim i shpeshtë më shumë gjatë natës, urgjencë në të urinuar, urinim me ndërprerje dhe me vështirësi, moszbrasje e plotë e vezikës urinare, ulje presioni gjatë urinimit, gjurmë gjaku në urinim.

    Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja thotë se në Shqipëri njihen shumë bimë të cilat vijnë në ndihmë në trajtimin me efikasitet të problemeve të prostatës siç janë: gjembi i gomarit, gjembaçi, hithra, trëndafili i egër, shqopa. Por së pari, duhet të tregohet një kujdes në regjimin ushqimor duke eleminuar proteinat me origjinë shtazore të cilat duhet të zenë 25 % dhe ushqimet me bazë bimore duhet të zenë 75 % të regjimit tonë. Duhen konsumuar sa më shumë fara liri, fara kia, fara kungulli, fara kajsie, bajame të egra, mollë të egër. Këto fara, rreth 2-3 lugë mund të konsumohen me pak kos, por jo me qumësht. Gjithashtu produktet natyrale si bishtajoret, lakrat, brokoli, çikore, rradhiqe, bathë, mashurka, hithra janë shumë të mira.

    Ndërsa sa i takon çajrave që specialisti Merja rekomandon për përmirësimin e urinimit dhe zvogëlimit të prostatës janë: farat e gjembit të gomarit, farat e gjembaçit, farat e lules së shqopës të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në pastrimin e gjakut dhe të mëlçisë duke bërë trupin luftarak kundra qelizave kancerogjene.

    Dëllinja e zezë dhe e kuqe është shumë e mirë kundra djegies dhe infeksioneve urinare, gjithashtu e kombinuar me gjethe dhe lëvore gorice frenon urinimin e shpeshtë. Pelina e ëmbël, hithra, bishtat e qershive të përgatitura si çaj gjithashtu ndihmojnë në pastrimin e sistemit urinar.

    Për personat që vuajnë nga zmadhimi i prostatës, Ylli Merja sugjeroi një regjim ushqimor i cili të kthehet në një stil jetese duke konsumuar në mëngjes: kos me tërshërë, fara liri, bajame të egra të bluara, 1 lç gjemb gomari ose fara gjembaçi. Ndërsa në drekë mund të konsumohen lakra, brokoli, karrota, qepë, bizele, bathë, mashurka, rradhiqe, etj si dhe gjatë ditës të konsumohen 2 gota çaj me farat e gjembit të gomarit, farat e gjembaçit, farat e lules së shqopës./Shqiptarja.com

    Prostata Ylli Merja
    Previous ArticleSi të kuptoni që zorra juaj ka probleme? Ylli Merja: Mos neglizhoni simptomat! Polipet në zorrën e trashë janë të rre…
    Next Article Merrni masat dhe mos harroni cadrën, moti bënë kthesën DRASTIKE për ditën e nesërme!
    Të Fundit

    Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Ja cfarë thotë moderatorja

    May 28, 2025

    Do ju ndryshojë jeta 360 gradë këtë verë! Ja cilat shenja do përplasen me vendime drastike

    May 28, 2025

    SURPRIZE! As Xheneta, as Egli: Gjesti poston foton e papritur me një tjetër vajzë!

    May 28, 2025
    ShowBizi

    E PAPRITUR! As Xheneta, as Egli: Gjesti poston foton e papritur me një tjetër vajzë!

    May 28, 2025

    Aksident i rëndë në vend, 48-vjeçari me motor përplaset nga kamioni (Detajet)

    May 28, 2025

    Fundi i muajit, këto shenja të zodiakut kanë lajme të mira për financat e tyre

    May 28, 2025
    Horoskopi

    Do ju ndryshojë jeta 360 gradë këtë verë! Ja cilat shenja do përplasen me vendime drastike

    May 28, 2025

    Përgadituni për nesër! Një gënjeshtër e së shkuarës do ju ‘shkatërroj’! Yjet paralajmërojnë këto shenja

    May 28, 2025

    Lajm i ‘trishtë’ për Qershorin: Ky muaj do të jetë IDEAL dhe plot PARA vetëm për këto 3 shenja!

    May 28, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Kurat popullore për alergjitë e syve / Ylli Merja tregon ‘sekretin’…do te shpetoni per pak dite me…

    January 23, 2025

    Ylli Merja: Si të kuroni alergjitë më bimë medicinale: Një bimë me të vërtetë e magjishme ka një…

    March 9, 2025

    Kujdes nga parazitët në organizëm! Dëmtimi i mëlçisë nga ekinokoku, shenjat në organizëm dhe…

    January 23, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Termat e Përdorimit
    • Politika e Privatësisë
    • Të Drejtat e Autorit
    • Politika Editoriale
    • Na Kontaktoni
    • Rreth Nesh

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.