Janë bërë publike pamjet e rënda nga kamerat e sigurisë në lokalin ku po konsumonte darkë Klea Penga gjatë kohës që u sulmua.
Në pamjet e siguruara shihet se si motrat Antonela dhe Mariela Berisha i afrohen dhe e dhunojnë.
Në video, duket momenti kur dy motrat të veshura sportive dhe me kapele për të mos zbuluar fytyrën, zbresin shkallët dhe hyjnë në lokal. Mariela është e para që shkon drejt tavolinës ku ndodhet Klea dhe më pas e ndjek dhe Antonela.
Dy motrat dhunojnë Prengën, ndërkohë që klientë të lokalit ndërhyjnë për t’i ndarë. Në një çast duket Antonela, që edhe pasi e largojnë merr një send nga një tavolinë dhe tenton të godasë Klean, por e ndalon motra, Mariela.
Policia vijon kërkimet për kapjen e motrave Berisha, ndonëse nga sistemi TIMS rezulton që s’kanë dalë jashtë vendit.