Viktima e dyte identifikuar është një i ri nga Kukësi me inicialet R.H.
Shqiptarët, punonjës në të zezë në kantier janë paraqitur me dokumente të rreme bullgare dhe kjo është arsyeja e paqartësisë së identiteteve të tyre nga shteti gjerman“Deri dje kane qene duke kerkuar ende per trupa te tjere por nuk dihet akoma se cfare ka ndodhur ne kantjer, jemi afruar por nuk na lejon policia te shikojm nga afer. Kemi shku ne zyrat qe kemi per me u interesu nuk na japin asnji pergjigje
Besohet se numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në skelën që u shemb është pesë, tre shqiptarë të Shqipërisë dhe dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të gjithë të regjistruar me dokumenta bullgare.
Ngjarja ndodhi teksa shqiptarët po punonin për ndërtimin e një pallati në zonën e HafenCity.