Muaji gusht mbyllet me temperatura të larta dhe shtatori nis po ashtu me mot perfekt për pushuesit që sapo e kanë nisur plazhin.
Megjithatë, nuk do të mungojnë as vranësira të cilat shtohen kryesisht në gjysmën e dytë të ditës së sotme.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, e diela e 1 shtatorit do të ketë kushte edhe më të mira moti,
me temperatura ideale për të gjithë ata që duan të shijojnë bregdetin, pasi termometri do të ngjitet në 36 gradë.
Nga parashikimet e meteorologëve 10 ditëshi i parë i muajit shtator do jetë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta.