Vendi është “pushtuar” nga reshje të dendura shiu prej orëve të para të ditës.
Prej orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, reshjet e dendura me rrufe kanë nisur fillimisht bë Shkodër, Lezhë dhe të gjithë zonën veri-perëndimore dhe më pas kanë zbritur më në jug.
Pritet që reshjet të nisin për pak minuta në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Kavajë për të vijuar gjatë orëve të ardhshme edhe në Fier, Vlorë dhe Sarandë.
temperaturat do të jenë mes 16 gradë celsius maksimale dhe 8 gradë celsius minimale.
Moti sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak
Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë fillimisht në veriperëndim e më pas lokalisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jug të vendit.
Reshjet do të jenë të herëpashershme dhe do të shtrihen në të gjithë territorin në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive më shkarkesa të forta elektrike e breshër.
Gjatë orëve të mbrëmjes reshjet do të ulin intensitetin dhe do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë era fiton shpejtësi 10-14 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
/albeu.com