Anira Gjoni nga IGJEUM, e ftuar në një intervistë televizive, ka bërë një parashikim të motit për ditët në vijim për të cilin u shpreh
se pritet që nga nesër të kemi ulje të temperaturave.
Ajo shprehet se pas një muaji me netë tropikale që ka përjetuar vendi ynë ditët e fundit të muajit
korrik do të ketë rënie të temperaturave, ndërsa bëri me dije se qarku i Fierit është ai që vijon të mbetet në rrezik për përhapje zjarri.
“Nga nesër pritet rënie e temperaturave dhe nesër minimalet në bregdet do regjistrojnë 26 minimalet dhe 33 gradë celsius maksimalet dhe
në zonat malore pritet të shkojnë 17-28. Për të enjten dhe të premten do kemi një rënie prej 2-3 gardësh.
Pra vala e të nxehtit që sundonte në vendin tonë duket se këtë javë është tërhequr duke i lënë vendin temperaturave pak më të ulëta.
Sigurisht që jemi në stinën e verës, por ky 10 ditësh pritet të jetë në temperatura më të freskëta.
Ajo që është ndryshe nga herët e tjetra që po përballemi gjatë këtij viti është shpeshtia e valëve të të nxehtit që po prek vendin tonë dhe rritja e temperaturave mesatare që është rritur mesatarja globale.
Temperaturat e ulëta nuk kanë zbritur as gjatë natës poshtë 23 gradëve, ne i quajmë netë tropikale janë temperatura të nxehta.
Ka ndodhur vitet e fundit që jemi përballur me mbi 20 gradë celsius temperaturat gjatë natës, kjo do të thotë se është prishur normaliteti ku ishim mësuar të kishim më pak netë tropikale.
Në zoant malore regjistrohen temperatura më të ulëta të paktën sa i përket minimaleve të natës që kanë regjistruar 18 gradë dhe jo më shumë. Në ditët në vijim do kemi një rënie dhe nga nesër do kemi 15, 13 ndërsa maksimalet 25, pra janë temperatura më të favorshme.
Sa i përket fenomeneve të zjarreve të ndihmuara dhe nga erërat që sot do jenë më të forta kryesisht në bregdet qarku i Fierit vazhdon të mbetet në rrezik të lartë për përhapjen e zjarreve.”