Hilsn

Reagojnë familjarët e Albës: Ende nuk kemi arritur të…

Një zhvillim i papritur ka shqetësuar publikun e ‘Big Brother VIP Kosova’ pas Prime-it të mbrëmshëm.

Gjatë spektaklit, konkurrentja Alba Pollozhani u thirr në dhomën e rrëfimit, por pas hyrjes atje, ajo nuk është rikthyer më në shtëpi. Që nga ai moment, vendndodhja dhe gjendja e saj kanë mbetur të panjohura.

Rreth i saj i ngushtë ka reaguar menjëherë përmes një postimi në Instastory, ku kanë shprehur hapur shqetësimin për mungesën e çdo informacioni mbi Albën dhe situatën e saj brenda lojës.

Ata madje kanë lëshuar edhe një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Elionës, në rast se Alba rezulton të jetë larguar nga spektakli.

“Një gjë e kemi të qartë: nëse Alba Pollozhani kthehet në shtëpi, ajo do të zbulojë shumë të vërteta, përfshirë edhe ato që lidhen me Ejonën. Jo sepse Alba synon t’u bëjë keq dikujt, por sepse njerëz të tillë e nxjerrin vetveten në pah,” thuhej në reagim.

×