Hilsn

Reagon Egla Ceno pasi u dë*ua për shpifje ndaj Saimir Kodrës dhe bën deklaratën e fortë

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore Egla Cenon për shpifje ndaj emrit të Saimir Kodrës.

Në një komunikim këtë mbrëmje ne “Goca dhe Gra” në Top Channel, Egla Ceno u shpreh se nuk e komenton vendimin e Gjykatës dhe se do të presë zbardhjen e vendimit.

Më tej shtoi se do ta apelojë dhe do ta ndjekë këtë çështje në të gjitha hapat ligjore, pasi sipas saj i qëndron deklaratës që ka bërë në “Big Brother”,

kur tha se është ngacmuar seksualisht në vendin e punës prej Kodrës.

“Nuk marr përsipër të flas për vendimin e gjykatës, ende nuk është zbardhur. Avokati më ka telefonuar, nuk kam qenë vetë prezente në seancë, avokati më tha që unë dënohem si fajtore dhe detyrohem të shkruaj në një media një përgënjeshtrim, ky është dënimi që avokati më tha që është marrë. Vendimi nuk është zbardhur, nuk dihet mbi ç’bazë arsyetimesh”, tha ajo.

“Më vjen mirë që kjo kauzë është në vëmendjen e të gjithëve, sepse ky është dhe qëllimi i kësaj kauze. Kam një video në Instagram ku kam folur fjalën e fundit në seancë, dhe ajo video është literalisht fjala ime e fundit, nuk kam asnjë presje për të shtuar apo hequr. Unë nuk do tërhiqem, me mjete ligjore do ta vazhdoj këtë betejë, dhe dy jetë të kisha do i shfrytëzoja për të vazhduar këtë betejë”, u shpreh Ceno.

“Ndihem shumë mirë që flitet për këtë gjë publikisht, duhet të flitet. Njerëzve që dinë të lexojnë nën reshta dhe që respektojnë figurën time apo këtë kauzë, të jenë të kujdesshëm sesi drejtohen. Kjo është një çështje që do durim dhe unë kam gjithë durimin e botës për ta çuar përpara”, u shpreh aktorja.

“Unë bëra rrëfim personal për një kauzë të lartë sociale, nuk u shpreha padashje apo në emocione e super”, tha Ceno.

“Do ta ankimoj, do t’i shkoj deri në fund, tani më shumë se kurrë. Do doja ta kisha bërë më herët, por nuk ka një kohë të përcaktuar për këtë.

E thashë në Big Brother sepse nuk kanë qenë kushtet për ta folur më parë, nuk ma ka tërhequr truri. Konteksti ku isha, konteksti ku dola, ishte në kontekstin e një bisede të organizuar me letra, ku flitej për këtë temë, dhe unë solla eksperiencën time”, tha Egla.

“Nuk më lidh asgjë me zotërinë në fjalë, nuk kam folur dhe as takuar pas deklaratës. Çfarë kam për të thënë do zhvillohen brenda institucioneve përkatëse”, u shpreh ajo.

×