E diela sjell mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit, me diell dhe temperatura mbi 30°C. Në verilindje priten reshje të përkohshme në orët e pasdites.
Author: admin
Hëna në Gaforre sjell ndjeshmëri dhe tensione të brendshme. Dita kërkon kujdes në marrëdhënie dhe vendime që burojnë nga zemra. Lexo parashikimin për shenjën tënde.
Vështirësitë financiare po i vijnë ngadalë fundit për tre shenja në qershor 2025. Venusi hyn në Dem më 6 qershor, një tranzit shumë bashkëpunues. Më 8 qershor, Merkuri hyn në Gaforre, duke na lejuar të forcojmë marrëdhëniet tona dhe të komunikojmë në një nivel më të thellë. Jupiteri do të jetë në ekzaltimin e tij në Gaforre nga 9 qershori, duke theksuar komunikimin dhe duke promovuar lidhje më të thella. Hëna e Plotë në Shigjetar më 11 qershor na ndihmon të përfundojmë gjërat, ndërsa Marsi në Virgjëreshë fillon më 17 qershor dhe Dielli hyn në shenjën e Gaforres më 20…
Nëse po kërkon një mënyrë të natyrshme për të përmirësuar tretjen, për të stimuluar metabolizmin dhe për të përshpejtuar procesin e dobësimit, çaji me gjethe dafine dhe kanellë është një zgjedhje ideale. Ky kombinim i thjeshtë dhe i lashtë nuk është vetëm i shijshëm, por edhe i pasur me vlera shëndetësore. ✅ Çfarë është çaji me gjethe dafine dhe kanellë? Ky çaj përgatitet me vetëm dy përbërës kryesorë – gjethet e dafinës, që njihen për vetitë e tyre detoksifikuese dhe qetësuese për tretjen, dhe kanellën, një erëz e fuqishme që ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe përshpejtimin…
Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali teksa po punonte në një arë të një ferme bujqësore mes Solarolo-s dhe Castel Bolognese-s. Mediat italiane shkruajnë se rreth orës 18:00, familjarët e tij, të shqetësuar sepse nuk kishin kontaktuar me të, shkuan ta kërkonin në vendin e punës, por fatkeqësisht, e gjetën të vdekur. Ndërkohë, dinamika e aksidentit është ende për t’u sqaruar, por sipas hetuesve, shqiptari mund të jetë përplasur dhe shtypur për vdekje nga një traktor. Ndihma e shpejtë mbërriti në vendin e ngjarjes, por për fat të keq mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.…
Është ndarë nga jeta ditën e sotme diplomati Ilir Shqina, një figurë e njohur e shërbimit të jashtëm dhe administratës publike shqiptare. Lajmi u bë i ditur nga ish-ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu dhimbjen për humbjen dhe vlerësoi kontributin e tij në shërbim të vendit. “Ilirin e kam njohur fillimisht si pedagog të ri në universitet, dhe më pas pata fatin ta kem këshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit Europian. Nuk kishim të njëjtat bindje politike, por ai solli në administratë atë që mungon shpesh: korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë,”- shkroi Majlinda…
Në seancën plenare të 6 Qershorit 2025, Kuvendi miratoi me 71 vota pro ndryshimet në buxhetin e vitit 2025, duke reflektuar prioritetet e reja të qeverisë për gjysmën e dytë të vitit.
E premtja sjell mot të paqëndrueshëm në veri dhe qendër të vendit, me reshje të përkohshme pasdite. Ndërsa jugu përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht të kthjellët.
Hëna në Binjakë nxit ide, kontakte të reja dhe biseda të sinqerta. Por priten edhe tensione emocionale në disa shenja. Ja çfarë parashikojnë yjet për ty nesër.
Të shtëna me armë zjarri raportohen në këto momente në qytetin e Kavajës. Paraprakisht bëhet me dije se një person ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të dy personave që rezultojnë se janë bashkëshortë. Informacionet nga vendngjarja janë të pakta për shkak se ngjarja sapo ka ndodhur. Shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato mjekësore kanë shkuar në vendin e raportuar për të shtëna, por nuk ka më tepër detaje. Edhe rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes nuk bëhen me dije. Ndërkohë, newsbomb.al mëson se çifti i bashkëshortëve janë identifikuar si Sami dhe Nadire Disha. Nga breshëria e…