Hëna në Dem sjell qetësi emocionale dhe fokus tek siguria materiale. Sot është një ditë për të ndërtuar, jo për të rrezikuar. Lexoni parashikimin për shenjën tuaj.
Author: admin
Një komunitet në Wyoming është tronditur thellësisht nga një tragjedi familjare, ku një nënë ka vrarë katër fëmijët e saj përpara se t’i marrë jetën vetes. Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes dhe ka lënë pas një dhimbje të papërshkrueshme. Sipas raportit zyrtar të toksikologjisë, gruaja kishte në gjak sasi të konsiderueshme të ketaminës dhe clonazepam-it, dy substanca që mund të ndikojnë rëndë në gjendjen mendore dhe perceptimin. Autoritetet besojnë se gjendja psikologjike ka qenë një faktor kyç në këtë akt të tmerrshëm. Të katër vajzat e saj, të mitura, u qëlluan në pjesë të ndryshme të shtëpisë –…
Këngëtarja e njohur shqiptare Egli Tako ka ndarë me ndjekësit e saj një pamje magjepsëse nga prapaskenat e projektit më të fundit muzikor, duke rritur ndjeshëm pritshmëritë për publikimin e radhës. Në një postim të publikuar në Instagram, Egli shfaqet e veshur me një kostum tradicional mbreslënës, të punuar me detaje të arta mbi kadife të kuqe, që jo vetëm reflekton trashëgiminë kulturore shqiptare, por edhe thekson elegancën dhe bukurinë e saj karakteristike. Me mbishkrimin: “Pak behind the scenes deri sa të dalin këngët NESEEEER”, Egli paralajmëroi se projekti i ri do të publikohet ditën e nesërme, duke shtuar…
Luani/Me besim dhe guxim, Luani do të hyjë në dekadën e re me energji të reja. Në vitet e ardhshme, përdorni karizmën tuaj të lindur dhe aftësitë e lidershipit për të ndërtuar një rrugë plot sukses dhe arritje personale. Ka ardhur koha të ndiqni ëndrrat tuaja. Besojini vetes dhe ecni përpara me besim. Shigjetari Etja juaj për aventura dhe përvoja të reja është e pangopur. Dekada e ardhshme ju fton ta përqafoni atë si një udhëtim vetëzbulimi dhe rritjeje personale. Qoftë duke udhëtuar në vende të largëta, duke studiuar apo duke ndjekur diçka të re, ndiq kuriozitetin tënd. Lëre të…
Të kesh kocka të forta është çelësi për një jetë plot energji dhe aktivitet. Për këtë arsye, më poshtë kemi listuar pesë ushqime që na ndihmojnë të qëndrojmë të fortë dhe të shëndetshëm. Produktet e qumështit Qumështi, kosi dhe djathi janë ushqime të pasura me kalcium, i cili është materiali kryesor ndërtues i kockave tona. Përveç kalciumit, produktet e qumështit përmbajnë edhe vitaminë D, e cila ndihmon në absorbimin e kalciumit. Spinaqi Spinaqi është i pasur me vitaminë K, e cila është e domosdoshme për ruajtjen e shëndetit të kockave. Ndihmon në forcimin e kockave dhe parandalimin e humbjes së…
Hëna e Plotë në shenjën e Shigjetarit mbërrin më 11 qershor dhe sjell një nevojë të fortë për të vërtetën, zgjerimin e horizonteve dhe përfundimin e një faze jetësore. Do të ndikojë më shumë katër shenja: Shigjetari, Virgjëresha, Binjakët dhe Peshqit. Kjo ngjarje astrologjike ngre çështjen e lirisë personale, besimit dhe kuptimit, dhe ndikimi i saj do të ndihet për dy javët e ardhshme. Shigjetari si shenjë simbolizon aventurën, optimizmin dhe kërkimin për njohuri më të larta, kështu që kjo Hënë e plotë mund të sjellë njohuri të papritura ose nevojën për t’u çliruar nga gjithçka që na pengon. Shumë…
Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, tensionet mes disa prej ish-banorëve kanë vijuar jashtë shtëpisë, këtë herë në formën e deklaratave publike. Këngëtari dhe ish-konkurrenti Vserlo ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke ngritur akuza për manipulim klikimesh ndaj dy kolegëve të tij, Gjestit dhe Egli Takos. Në një seri postimesh në Instagram, Vserlo ka hedhur dyshime mbi suksesin e menjëhershëm të këngës “Veshu Ndrequ” nga Gjesti, e cila në vetëm një ditë ka kapur miliona shikime në YouTube. Ai ka bërë krahasime me artiste ndërkombëtare si Ava Max dhe Miley Cyrus, duke vënë në pikëpyetje realitetin e…
Artriti reumatoid është një sëmundje inflamatore autoimune që prek rreth 1% të popullsisë globale, shpesh duke u shfaqur midis moshës 20-50 vjeçare. Femrat rrezikojnë tre herë më shumë sesa meshkujt të preken nga ky artrit. Kjo sëmundje çon në deformime të dukshme të nyjeve, ngurtësi dhe kufizim të lëvizjes. Nëse vuani nga artriti reumatoid, ja disa ushqime që duhet të evitoni: Nënproduktet e qumështit: Kazeina, një proteinë që ndodhet në shumicën e nënprodukteve të qumështit, është e njohur për shkaktimin e inflamacionit dhe irritimit të indeve rreth nyjeve. Vaji i misrit: Ky vaj përmban acide yndyrore Omega-6, të cilat mund…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Qinam të Ersekës, ku një banor është goditur nga rrufeja. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet të jetë një 65-vjeçar me inicialet A.A., i cili ka ndërruar jetë në vend si pasojë e goditjes fatale. Policia lokale është nisur drejt vendngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme. Ersekë/Informacion paraprak Rreth orës 18:30, në fshatin Qinam, Ersekë, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka ndërruar jetë shtetasi A. A., 66 vjeç, i cili ishte duke punuar në tokën në pronësi të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe…
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës, në afërsi të Kopshtit Zoologjik. Sipas informacioneve paraprake, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.