Pas ndarjes që bëri shumë bujë në media, Elia Zaharia ka folur për herë të parë publikisht për divorcin nga princ Leka dhe sfidat që e kanë shoqëruar në këtë periudhë. E ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, aktorja është treguar e rezervuar në detaje, por ka ndarë disa reflektime personale që kanë ngjallur vëmendje nga publiku. Në një bisedë të ndjerë me Rudina Magjistarin, Elia zbuloi se pavarësisht vështirësive emocionale, ajo ka dalë nga kjo periudhë me një mësim të fuqishëm shpirtëror: “Dimensionin e faljes”. “Do e them me një fjalë, Rudina: dimensionin e faljes. Kjo për mua…
Author: admin
Elgit Doda dhe Klea Huta janë konsideruar për vite me radhë një nga çiftet më të dashur dhe më të admiruar të showbiz-it shqiptar. Me një kimi që binte në sy në çdo paraqitje publike dhe me një prani të vazhdueshme në rrjetet sociale, ata kanë ndërtuar një imazh të fortë të dashurisë dhe familjes së lumtur. Por së fundmi, ndjekësit kanë vënë re një mungesë të pazakontë të dyshes në rrjete sociale. Nuk ka më postime të përbashkëta, as komente të ndërsjella dhe as video familjare, gjë që ka ngritur dyshimet për një krizë në marrëdhënien e tyre. Ajo…
Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të bëjë ekzaktësisht atë që ju dëshironi. Nëse jeni beqarë, duhet ta lini veten të lire dhe duhet të përfitoni sa më shumë nga ftesat dhe propozimet që do iu bëhen. Në punë duhet të përqendroheni tek gjërat thelbësore dhe të ecni me më shumë besim tek vetja. Ju mund t’ia dilni më së miri. Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes me sjelljen, pasi çdo hap i…
Mjeku, studiuesi dhe shpikësi i pilulës së abortit, vdiq të premten në moshën 98-vjeçare, njoftoi bashkëshortja e tij Simone Arari Beaulieu për Agence France-Presse. I lindur më 12 dhjetor 1926 në Strasburg si Étienne Blum, ai mori emrin Beaulieu kur iu bashkua Rezistencës franceze në moshën 15-vjeçare. U diplomua si mjek në vitin 1955 dhe si doktor i shkencave në 1963, ndërsa karrierën e tij ia kushtoi endokrinologjisë dhe kërkimeve mbi hormonet steroide. Në vitin 1963, themeloi Njësinë Kërkimore 33 në INSERM, të cilën e drejtoi deri në vitin 1997. Kjo njësi u bë qendra e zhvillimit të RU 486…
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash kryesisht të mesme e të larta transparente, të përqendruara në relievet kodrinore malore të vendit. Temperaturat minimale do të jenë 9 gradë Celsius, ndërsa maksimale 30 gradë. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi 6-13 m/s Valëzimi në det do të jetë 2 deri 3 ballë.
Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti , ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave që qarkulluan për prishjen e marrëdhënies së tij me këngëtaren Egli Tako. Dyshja krijuan një lidhje të afërt brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, ku ndanë edhe momente intime si puthje në buzë, duke i dhënë publikisht emër romancës së tyre. Gjatë kohës në shtëpi, lidhja e tyre u komentua shumë për afrimitetin, por edhe për ulje-ngritjet e shumta. Pas përfundimit të spektaklit, u përhapën lajme se Gjesti dhe Egli ishin ndarë dhe secili kishte marrë rrugën e vet. Madje…
Një telefonatë anonime në sallën operative të policisë ka ngritur në alarm forcat e rendit pasditen e sotme në Tiranë. Bëhet fjalë për një njoftim për një bombë të dyshuar në hotelin luksoz “Plaza”. Forcat xheniere janë nisur drejt vendngjarjes. Zona është rrethuar, ndërsa është bërë evakuimi i pjesshëm i ambienteve përreth, ku po boshatiset godina e hotelit. Sipas burimeve telefonata është bërë në recepsionin e hotelit për një bombë në parkim, më pas personeli ka njoftuar policinë. Nga ana tjetër bëhet me dije se dyshohet për një alarm të rremë, por po kryhen të gjitha verifikimet në terren për…
Reperi i njohur shqiptar, Gjesti, ka lansuar së fundmi këngën e tij më të re me titull “Veshu Ndrequ”, e cila ka rënë menjëherë në sy për energjinë dhe kreativitetin që sjell. Kjo këngë e freskët dhe ritmike vjen me një videoklip mjaft të veçantë, i cili shquhet për përdorimin e ngjyrave të ndezura dhe skena komike. “Veshu Ndrequ” është një projekt që përçon një mesazh pozitiv dhe atmosferë festive, duke nxjerrë në pah stilin unik të Gjestit, i cili vazhdon të jetë një nga artistët më të pëlqyer të skenës shqiptare të hip-hopit dhe muzikës urbane. Në videoklip, përveç…
Raporti mes Joz Markut dhe Loredana Brati kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe rrjeteve sociale. Përditësimet dhe veprimet e tyre janë komentuar pafund, duke nxitur spekulime për tensione apo mosmarrëveshje në marrëdhënien e tyre. Disa ditë më parë, Jozi bëri një veprim që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit, ai largoi Loredanën nga lista e personave që ndjek në Instagram, duke fshirë edhe kujtimet e përbashkëta që kishin ndarë në llogarinë e tij në ‘BBVA’, shkruan “Kosovarja”. Nga ana tjetër, Loredana ende vazhdon ta mbajë Jozin në listën e personave që…
Rubrika “Social Top 5” e emisionit “Live From Tirana” këtë javë sjell të rejat më të fundit rreth personazheve të njohur dhe ndikimin e tyre në rrjetet sociale. Teksa “Big Brother VIP 4” vijon të jetë epiqendra e vëmendjes, ndryshimet në numrin e ndjekësve janë gjithnjë më të dukshme. Në vendin e pestë renditet Gjesti, i cili këtë javë ka humbur 2 mijë ndjekës. Nga 609 mijë që kishte javën e kaluar, profili i tij tani numëron 607 mijë ndjekës. Shumë fansa janë të zhgënjyer nga veprimet e tij, duke reflektuar kështu edhe në numrin e ndjekësve. Ndërkohë, Loredana Brati…