Bëhet fjale për farën e zezë dhe farën e lirit.
“Farat në vetvete kanë fibra na japin një shkallë ngopje në organizëm. Minimalja që duhet të përdorni është një lugë kafe në mëngjes esëll. Afërsisht brenda 3-4 ditëve organizmi fillon një farë rigjenerimi, ikën sindromi i lodhjes së vazhdueshme, këputja trupore, shoqërohet me një rigjenerim të qelizave”, tha ai.
Farat e zeza kanë një shumëllojshmëri benefitesh në organizëm sipas dr. Ylli Merjes, ku ndër më kryesoret janë ulja e kolesterolit në gjak , rritja e resiztenës në organizëm si dhe ulja e nivelit të sheqerit në gjak. Ndër të tjera ai përmend dhe këto benefite:
“Shton fibrinën, ndërton qeliza të shëndetshme nervore, shton spermatozoidet, mban lëkurën të shëndetshme, përmirëson punën e mëlçisë, tëmthit, përmirëson punën e shpretkës” tha ai.
Ndërsa farat e lirit kanë benefite shumë të mira sidomos tek gjinia femërore në balancimin e hormoneve dhe uljen e kolesterolit në gjak. Gjithashtu kanë një numër të madh fibrash dhe mikroelementesh si bakër, magnez, fosfor etj.
Mjeku popullor Ylli Merja sygjeroi në emisionin “ Rreze Dielli” një sërë recetash që mund t’I realizoni në kushte shtëpie, duke përdorur farat e zeza ose farat e lirit për aknet, kapsëllukun, këputjen trupore etj.
Maskë për aknet:
-1 lugë supe fara liri të grira
-1 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë supe kos
– 4-5 pika ekstrakt liri
-Vendoset maska mbi fytyrë, lihet 20-25 minuta
-Masazh me feta limoni, lëreni 5-10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë
Përzierje për kapsllëkun :
-Ujë 250 ml
-1 lugë çaji fara liri
-1 lugë çaji fara chia
-Përzieni dhe lëreni 10 minuta, konsumohet 10 minuta para buke
Maskë floku keratinë:
-50 ml ujë të nxehtë
-1 lugë supe fara liri
-1 lugë çaji fara chia
-Lëreni 10-12 minuta dhe më pas kullojeni
-Tek xheli shtojmë 1 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë kafe maskë floku ose 6-7 pika esencë sherebeli ose rozmarinë. Vendoset në kokë, mbështillni flokët për 20-25 minuta dhe më pas shpëlajeni flokun.
-Lyejeni pas tharjes flokun me vaj kokosi ose maskë floku
Lodhje dhe këputje trupore:
-1 lugë çaji mjaltë
-1 lugë çaji vaj nga fara e zezë
-1 gotë ujë ( pihet para buke)
Për dobësinë seksuale:
-100 gr arra të grira
-100 gr fara të zeza të grira
-Macha 2 lugë supe
-Mjaltë sa të mbushet vazo 650 ml
-Hahet 1 lugë gjelle çdo mëngjes
Për tiroidet:
-100 ml vaj nga fara e zezë
esencë kanelle 3 CC
esencë livando 3 CC
esencë finoku 3 CC
Pini 2×1 lugë kafe në ditë para buke