Mosmarrëveshjet mes ish-banorit të BBV 3, Bardhi Idrizi dhe menaxherit të tij, Jetmir Agaj duket se nuk kanë mbaruar.
Ka qenë partnerja e këngëtarit, Sara Gjordeni, ajo e cila përmes një postimi në Instagram, shprehet se menaxheri i ka marrë llogarinë në Instagram Bardhit.
Sara u ka kërkuar ndjekësve të heqin nga “folloë” Bardhin deri në një njoftim të dytë, pasi Bardhi nuk e ka më adresën e tij.
“Menaxheri i tij e ka marrë sërish përpara një ore Instagramin e Bardhit duke e lënë 100% pa akses. Bardhi nuk e ka më Instagramin e tij”, ka shkruar ajo.
Ish-banorja është shprehur tejet e indinjuar për këtë situatë, ndërsa shkruan se “nuk mendoj se mund të luhet kështu publikisht me një artist të këtij niveli, e as me psikologjinë e një djali i cili ka mjaftueshëm stress për rritjen e fëmijës së tij të parë”.
Sipas saj, shqetësimi që po i shkaktohet atyre nga këta persona prej kohësh, është i paimagjinueshëm.
“Shqetësimi që po na shkaktohet të dyve nga këta persona prej kohësh është i paimagjinueshëm. Sidomos mbi mua që jam më emocionale se normalisht. Ndërkohë vazhdon të sulmohet adresa ime”, shkruan Sara.
Reagimi i Sara Gjordenit
Duke qene se numri im ka qene i lidhur me acc e Bardhit, acc qe po sulmohej ishte i tiji. Managmenti i tij e ka marre serish perpara nje ore instagramin e Bardhit duke e lene 100% pa akses. Bardhi nuk e ka me instagramin e tij. Ne emer timin dhe te Bardhit, ju lusim me keqardhje te hiqni te gjithe folloë nga @bardhi.
Si shenje pakenaqesie te kesaj sjelljeje totalisht te pamerituar ndaj tij ne keto momente kaq delikate te familjes sone ku bardhit i duhet te punonte me shume se kurre.
Nuk mendoj se mund te luhet keshtu publikisht me nje artist te ketij niveli, e as me psikologjine e nje djali i cili ka mjaftueshem stres per pritjen e femijes se tij te pare. Shqetesimi qe po na shkaktohet te dyve nga keta persona prej kohesh eshte i paimagjinueshem.
Sidomos mbi mua qe jam me emocionale se normalisht. (nderkohe vazhdohet te sulmohet llogaria ime) Ju lutem me mbani larg arsyeve midis te dyve sepse jane profesionale dhe hatermbetje personale.