Hilsn

Rizarta rikthehet në ekran – ja ku do ta shohim këtë sezon

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Rizarta Hoxha, këtë sezon do të jetë pranë ndjekësve të saj përmes ekranit të Top Channel.

Ajo i është bashkuar emisionit të njohur “E Diell”, i cili rikthehet këtë sezon me shumë risi dhe energji të re.

Ky projekt pritet të jetë një hap i rëndësishëm në karrierën e Rizartës,

e cila është shprehur mjaft e lumtur për këtë angazhim të ri.

Kujtojmë se pjesë e “E Diell” do të jetë edhe Egli, me rubrikën e saj të dedikuar fëmijëve.

×