Konkurentët janë rikthyer në skenën e Përputhen dhe kanë analizuar rrugëtimin e tyre dhe si ka ndikuar në jetën e tyre eksperienca në program.
Para disa ditësh Roela pranoi se ka kaluar në intimitet me Vedatin, ndërkohë që ditën e djeshme Murati ka reaguar ashpër.
“Nëse Roela e ka bërë, gjë që e besoj duhet të bënte ashtu siç tha Murati.
Të kishte ikur mbrapa Vedatit.
Ne këtu puthjet na janë bërë sikur po i puthim në faqe.
Na janë bërë të gjitha motra. Të bëjmë dhe seks dhe ti bëjmë të gjitha motra, çfarë po bëjmë këtu.
A ke shkuar me Vedatin? Për çfarë ndejte në studio? Apo doje dhe burrë dhe dashnor?”, tha ai.