Rrebeshe shiu dhe… Lajda Porja paralajmëron për këtë ditë të javës/ A do rikthehet më i nxehti afrikan?

Prej dy ditësh, temperatuar në vendin tonë janë ulur, ku në horizont janë shfaqur vranësira, me alternime me diell si dhe reshje shiu ne disa zona.

Por duket se këto ditë të freskëta do të zgjasin vetëm një javë, pasi javën e ardhshme parashikohet kthimi i “të nxehtit afrikan”.

Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje “live” për Euronews Albania, paralajmëroi se dita e enjte pritet të jetë me rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit të vendit.

“Këto ndryshime të kushteve atmosferike do t’i vëmë re nga e hëna deri ditën e premte, ku do të kemi kthjellime, vranësira, lagështirë dhe reshje të kalimtare”, – tha meteorologia.

Sipas saj, pas një jave me temperatura deri në 41 gradë Celsius, këtë të hënë termometri do të zbresë në 31-32 gradë dhe do të vijojë me një rënie graduale gjatë javës.

“Pas një jave me temperaturë 41 gradë Celsius, sot termometri do të zbresë në 31-32 gradë Celsius dhe do të shënojë një ulje graduale gjatë javës, ku të enjten pritet të zbresin deri në 9 gradë”, – shtoi ajo.

Pas datës 7 gusht, sipas parashikimit të Porjës, pritet një valë e re e të nxehtit afrikan që do të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave deri në 41 gradë Celsius në disa zona.

Sa i përket bregdetit, reshje afatshkurtra parashikohen vetëm gjatë ditës së enjte. Ndërkohë, një problem i vazhdueshëm për këtë javë do të jenë erërat e forta, të cilat mund të arrijnë shpejtësi deri në 40-45 km/orë, duke sjellë trazira në det, veçanërisht në brigjet e Jonit.


Posted

in

by

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

×