Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime kryesisht në veri dhe më pas shtim vranësirash mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit në jug, e gradualisht reshjet e shiut
do të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Lokalisht priten reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 7m/s,
ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri 16m/s.
LEXO Mbetet në burg 38-vjeçari që abuzoi s*ksualisht me vajzën e mitur të bashkëjetueses! 15-vjeçarja: Për 3 muaj më ka…
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.