Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Në orët e pasdites pritet përsëri riaktivizim i reshjeve të shiut në veriperëndim-perëndim me intensitet të ulët.
Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët në orët pasdites dhe të mbrëmjes.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindja me shpejtësi mesatare 7m/s,
e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/s
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-5 ballë.





