Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Rrëfimi i guximshëm i Arbana Osmanit: “Pas Big Brother, ‘Top-i’ më mbylli derën. Humba veten time, u…

    April 5, 20253 Mins Read ShowBizi

    Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun Arbana Osmani mbrëmjen e djeshme bëri një rrëfim frymëzues e të guximshëm.

    Teksa shumë është aluduar për largimin e saj nga Top Channel. ku punoi për vite me radhë në programe të ndryshme, ajo i dha të gjitha përgjigjet.

    Këto të fundit, nuk i përngjasojnë atyre që shpesh jemi mësuar të dëgjojmë.

    Në skenën “X Factor Albania” në Tv Klan, pa pikë filtri dhe me një kurajo të madhe, Arbana e bëri këtë rrëfim

    “2 vite më parë, ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte!

    Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë, audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në prezantimin dhe drejtimin e Big Brother, më thoshte se po ja fus kot, se po bëj shumë gabim!

    Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës time, se do më mbylleshin të gjitha dyert në Top, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, se do pendohesha. Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta.

    E pavarësisht korit që kisha kundër atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje, por se po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time!”

    Edhe pse ka bërë përherë punën që ka dashur, Arbana ndan me publikun atë pjesë që i kishte munguar aq shumë dhe mbase e kishte tjetërsuar. Një mesazh ky që nuk është fama, suksesi, paratë apo klikimet elementët që na bëjnë të ndihemi të gjallë e të kompletuar!

    “Kam filluar ta bëj këtë punë që 14 vjeç jo për t’u bërë e famshme, por se më buronte, se kam dashur të komunikoj me publikun. Pavarësisht se nuk kam qenë imazhi perfekt i bukurisë në televizion. S’kisha atë gjatësinë, ecjen, duart i mbaja keq…Akoma i mbaj keq! Unë prapë kam bërë në televizion gjithçka që kam dashur. Jo gjithmonë ia kam dalë, por nuk jam dorëzuar asnjëherë! Se prindërit më kanë mësuar se duhet të luftosh për atë që do, të qëndrosh edhe kur thyhesh! E megjithatë para 2 vitesh u dorëzova! U largova nga ajo studio e madhe zemërthyer, u largova duke menduar nëse kolegët e mi do më shkruanin apo do më flisnin. Ika dhe nuk kisha asnjë plan B. Asnjë! Nuk dija se çfarë doja, por dija se çfarë nuk doja dhe kaq më mjaftonte. Kisha shumë frikë, frika për të ndryshuar nuk ishte më e madhe se frika për të qëndruar, por e mundi. Dalëngadalë rikuperova kohën me fëmijët e mi, shijova jetën reale. Atë që s’ka lidhje me followersat, grimin. Duke ikur nga suksesi në sytë e publikut, po njihja një sukses të ri, jo rehat, por pa atë ndjesinë që të mbyt, që nuk të lë të lirë. Një dhuratë që po i bëja vetes time. Jeta ka mënyrën e vet për të treguar se duartrokitjet e audiencave të mëdha ishin zëvendësuar me ato të fëmijëve të mi.

    “Ne nuk jemi në këtë jetë për të qenë të përsosur! Nëse thyhemi, të ringrihemi më të fortë! Në kërkimin për sukses, këshilla ime është të mos humbni dritën tuaj! Unë kam zgjedhur të jetoj jetën time dhe jo pritshmëritë e të tjerëve! Ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit”, përfundoi Arbana Osmani

    arbana osmani
    Previous ArticleThyhet heshtja: Për herë të parë Arbana Osmani tregon arsyen se pse iku nga TCH? Moderatorja gjenë mbështetje në TV Klan?
    Next Article Gjesti i tërbuar ‘Kam 6 muaj që nuk bëj s…’ Ja cfarë i kërkoi ai Eglit! (Video)
    Të Fundit

    E fundit; Aksident me vd*kje në vend, dalin detajet e para!

    May 24, 2025

    Egli Tako befason rrjetin, jep lajmin që askush nuk e priste!

    May 24, 2025

    Oferta ‘e majme’ që po rikthen në ekran Arbana Osmanin! Zbulohen detaje mbi formatin dhe televizionin

    May 24, 2025
    ShowBizi

    Reagon për herë të parë Elvis Pupa pas shpalljes në kërkim nga autoritetet australiane

    May 24, 2025

    Egli Tako jep lajmin e ‘madh’, ka një befasi për fansat e saj

    May 24, 2025

    Egli Tako jep lajmin e ‘madh’, ka një befasi për fansat e saj

    May 24, 2025
    Horoskopi

    “Kujdes me grindjet në çift apo me kolegë”/ 3 shenjat me fat dhe 3 shenjat që duhet të bëjnë sytë katër këtë të shtunë

    May 24, 2025

    Kujdes! Këta persona pritet t’ju bëjnë të keqen! Yjet paralajmërojnë, ja nga kush duhet të ruheni

    May 24, 2025

    Cila shenjë do të ketë takime misterioze? Horoskopi për sot: Beqarët mund të ritakojnë dikë nga e kaluara…

    May 24, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja: 2 bimët sekrete që largojnë fryrjen e zorrëve dhe nuk do te…

    January 3, 2025

    Keni kolesterol te larte? Ylli Merja ju tregon dieten ushqimore per trajtmin e tij me…

    February 5, 2025

    Vuani nga Tiroidet? Ylli Merja tregon si te rregulloni funksionin me bime mjekesore: Në varësi nga stadi i sëmundjes, përdorim bimë efi…

    February 15, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.