Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Rrëqethëse! Pas Xumit, Egli rrëfen mes lotësh që dhe babai i saj vuan nga sëmundja e rëndë

January 20, 20254 Mins Read Të Fundit

Banorja e “Big Brother Vip”, Egli Tako, ka qenë e përzgjedhur për hapjen e kutisë së `Pandorës`, që si gjithmonë krahas avantazhit ka dhe një “disavantazh”.

 

Me hapjen e kutisë, Egli përfitoi një udhëtim çift në brigjet jugore të Turqisë. E entuziazmuar, banorja tha se do të shkonte t’i shijonte këto pushime tepër të nevojshme për të, me të ëmën.

Ndërsa sa i përket “të keqes”, iu kërkua që të çonte dy banorë në nominim “kokë më kokë”, ku ajo zgjodhi Xumin dhe veten e saj.

Ledioni: Vëllai i Madh të vendos ty para Kutisë së Pandorës sonte dhe ti e di që nëse ti zgjedh ta hapësh ka një të mirë për ty dhe një të keqe për pjesën tjetër të shtëpisë. Egli, do ta hapësh ti sot Kutinë e Pandorës?!

Egli:“Po”.

Ledioni: Brenda kutisë janë dy zarfe, fillimisht do të lexosh të bardhin.

Egli: “Kutia u hap. Globus Travel të dhuron një paketë pushimesh çift në resortin Titanic Deluxe Belek. Globus Travel faleminderit, e di që do të kem shumë nevojë për këto pushime. Mendoj që të shkojë me mamin tim. Mami të kam premtuar që do të hipim në avion dhe Globus Travel shumë faleminderit që po na e mundëson këtë”.

Ledioni: Egli, mos është shumë romantik për mamin ky?

Egli: “Jo, mendoj që është dhurata më e bukur që mund t’i bëjë”.

Ledioni: Tani është momenti që të lexojmë zarfin e kuq.

Egli: “Çfarëdo që të jetë këtu brenda Ledion, unë e kam bërë njëherë një gabim kundrejt vetes time kur për një situatë që u vendosa përballë një avantazhi e përjetova sikur isha në jetë dhe jo në lojë dhe kam vendosur të reflektoj ndaj gabimeve që bëj këtu brenda, kështu që do e lexoj me shumë sportivitet.

Kutia e Pandorës u hap, pas çdo të mire vjen një e keqe dhe Vëllai i Madh të kërkon të vësh dy banorë në televotim “kokë më kokë”. Mund të përfshish ose jo veten”.

Ledioni: E keqja e Kutisë së Pandorës është që do të zgjedhësh dy banorë që do të shkojnë në televotim kundër njëri-tjetrit dhe njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga Big Brother të martën. Kush janë dy banorët që zgjedh ti?

Egli: “Unë prej disa kohësh mund të kem pasur ato konkluzionet e mia për disa banorë këtu. Sidoqoftë, nuk do të zgjedh të shkoj me gjaknxehtësi për debatet e mëdha, por për diçka që më ka shoqëruar jo vetëm ditët e fundit por përgjatë gjithë rrugëtimit tim nisur që nga dita e parë ose e dytë në shtëpi. Një marrëdhënie, të cilës unë me shumë intelekt, simpati dhe dashamirësi kam zgjedhur të mos i jap zë, por është një raport që mua vazhdon dhe më përndjek dhe nuk e di ku qëndroj jashtë. A është vërtetë intuita ime apo për efekt kamere?

Shtëpia është ndarë në dy pjesë: njëra thotë rri e qetë sepse ke qenë shumë në rregull me atë që ke thënë, ndërsa tjetra më shikon si vajzën pazemër që nuk vlerëson një djalë të mirë, ndërkohë që nuk është kjo sepse unë kam ecur me atë që ndjej dhe jo të përdor gjëra për lojë pavarësisht se më është dhënë mundësia që në fillim. Unë dua që në këtë moment të lejoj publikun të vendos duke çuar në nominim veten time dhe Xumin”.

Pak më vonë Xumi hapi zemrën tek Gjesti, duke thënë se çmimin do që ta fitoj për të paguar kurimin e mamasë së tij, e cila është me kancer.

Nga kjo deklaratë e tij, Egli është ndjerë keq, ku në një bisedë me Valbonën ajo shprehu se dhe babai i saj vuan nga e njëjta sëmundje, por sipas saj nuk ka pse ta përmendi si gjë brenda shtëpisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

bbva Egli Tako Valbona
Previous ArticleJozi ‘GODET’ me shuplake Gjestin? Dalin pamjet e pa transmetuara…
Next Article Do t’i shpëtojë nominimit, Xumi “detyron” gjithë shtëpinë të hyjnë në…
Të Fundit

E fundit: Ndodh në ditë Bajrami, qeIIohet me a*më drejt çiftit të bashkëshortëve!

June 6, 2025

‘Puthje dhe përqafime…’ Vajza “misterioze” i hidhet në qafë Jozit, pamjet që po bëjnë ‘namin’ në rrjet!

June 6, 2025

U nisën për në Tiranë, aksident në urën e re të Kukësit, përpIasen tre automjete! (FOTO)

June 6, 2025
ShowBizi

Dyshohet se u përplas dhe u shtyp nga traktori në punë, humb jetën në Itali 38-vjeçari shqiptar

June 6, 2025

Ndërron jetë papritur ish-bashkëshorti i Grida Dumës

June 6, 2025

“Një fazë shumë dinamike po vjen për ndjenjat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 6, 2025
Horoskopi

“Një fazë shumë dinamike po vjen për ndjenjat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 6, 2025

Askush nuk do e donte këtë lajm! Gjithçka kthehet ‘përmbys’ për këto tri shenja të horoskopit

June 6, 2025

Do ju lulëzojë leku dhe fati! Këto 4 shenja të horoskopit do mbushen me të mira në Qershor

June 5, 2025
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja: Si të luftoni problemet kardiovaskulare me bimën e…

March 7, 2025

Duar e këmbë të ftohta? Zbuloni problemin shëndetësor që fshihet pas tyre / Ylli Merja tregon zgjidhjen me…

January 23, 2025

Mjeku popullor, Ylli Merja në Report Tv: Si mund t’i parandalojmë dhe shërojmë problemet kardiovaskulare përmes bimëve medicinale

December 16, 2024
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.