Një i mitur është paraqitur ditën e sotme në spitalin e kryeqytetit, pasi është rrëzuar ndërsa ndodhej në kopsht.
Policia bën me dije se 4-vjeçari dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht gjatë lojës me bashkëmoshatarët.
Aktualisht, i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.