Roland Hysi, i njohur si Landi i grupit muzikor West Side Family, ishte këtë të hënë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”,
ku ndau detaje të veçanta nga jeta e Armir Shahinit, i njohur si Miri, i cili është pjesë i “Big Brother Albania VIP”
Landi tregoi se ka zhvilluar një bisedë të fundit me Mirin përpara se ai të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke shtuar se po e ndjek vazhdimisht rrugëtimin e tij në lojë.
Gjithashtu ai theksoi se këshilla kryesore që i ka dhënë ka qenë ruajtja e qetësisë dhe shëndetit mendor.
“Është momenti që Miri do të marrë atë që i takon, për veten, grupin, etj.
Ai e di sa i fortë është dhe duhet të jetë. Familja është pika e dobët e Mirit, është shumë i lidhur me familjen. Sidomos me gocën. Ka një gjë shumë të mirë, nëse kjo gjë ecën, do ketë më shumë mundësia familja që të vijë dhe ta vizitojë më shpesh. Ata jetojnë në Gjermani, ndërsa ai rri këtu për familjen.
Ajo që kemi diskutuar është ‘rri i qetë, ruaj qetësinë dhe shëndeti yt mendor ka më shumë rëndësi, të tjerat…’. Kam bërë abonimin në Digitalb më datë 19 dhjetor”, u shpreh ai





