Sa keq! I biri e denoncoi të humbur, gjendet pa shenja jete në kanalin vaditës i moshuari në Peqin

0

Është gjetur pa shenja jete 84-vjeçari me iniciale N. D., i cili një ditë më parë i denoncua i humbur nga djali i tij.

38-vjeçari I. D., banues në fshatin Fatishe, ditën e djeshme denoncoi në polici largimin e babait nga banesa, i cili gjithashtu vuante nga skleroza. Pas kërkimeve të Policisë, i moshuari është gjetur i vdekur rreth orës 19:00 në kanalin vaditës pranë banesës.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se 84-vjeçari mund të ketë rënë në kanal dhe të jetë mbytur.

“Peqin/Më datë 19.06.2025, ka kallëzuar shtetasi I. D., 38 vjeç, banues në fshatin Fatishe, se mëngjesin e kësaj date, ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi N. D., 84 vjeç, i cili vuan nga skleroza.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë ushtruan kontrolle për gjetjen e 84-vjeçarit, i cili u gjet rreth orës 19:00, pa shenja jete, në kanalin vaditës pranë banesës.

Nga veprimet e para hetimore dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 84-vjeçarit nuk u konstatuan shenja dhune.

Dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë është mbytur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

×