Çdo të diel në orën 12:45, Kiara Titon e shohim në ekranin e madh të Top Channel, duke moderuar emisionin “Dancing With The Stars Fan Club”
Ajo është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar dhe fansat e surprizojnë herë pas here Kiarën.
Madje edhe ditën e djeshme ajo ka marrë shumë dhurata nga fansat e saj. Këtë e ka zbuluar vetë Tito përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”.
Kiara ka ndarë me mijëra ndjekësit një fotografi ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, Luiz Ejlli. Që të dy janë të mbështetur në bagazhin e makinës, e cila është e mbushur me lule e çokollata. Ndërkohë fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” mban në duar një pako të madhe, të mbështjellë me letër të kuqe.
“Kështu mbyllet dhe Fan Club për sot. Faleminderit për dashurinë që na jepni çdo ditë. Na e keni zbukuruar jetën. Faleminderit dhe bashkëshortit që s’më lë kurrë vetëm sa herë ka mundësi. Të dua shumë”, ka shkruar moderatorja e njohur krahas pozës që ka marrë më shumë se 90 mijë pëlqime dhe mijëra komente.
Kiara dhe Luizi janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Lidhja e tyre e dashurisë që nisi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut. Këta të fundit janë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje rreth tyre.