Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Sakrifica e një heroi shqiptar! U hodh në lumë për të shpëtuar fëmijët, Greqia shpërblen guximin e tij

June 14, 20252 Mins Read ShowBizi

Levian Goga, shqiptari nga Berati që u bë simbol i guximit dhe humanizmit pas aktit të tij heroik në lumin Arachthos,

ndodhet aktualisht në spitalin e Artës për shkak të komplikacioneve në frymëmarrje.

Ngjarja tronditëse ndodhi të mërkurën e kaluar, kur Goga, pa hezituar, u hodh në lumë për të shpëtuar dy fëmijë të mitur që po mbyteshin.

Pas shpëtimit dramatik, ai shfaqi kollë të fortë dhe probleme me frymëmarrjen, çka e detyroi të kërkonte ndihmë mjekësore.

Mediat greke raportojnë se pas një vizite te një mjek privat, Goga u këshillua t’i nënshtrohej analizave të specializuara në spital. Ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, ndërhyri personalisht duke urdhëruar dërgimin e një ambulance që e transportoi menjëherë në spitalin e Artës. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën, por po monitorohet me kujdes.

Një akt heroik që tronditi Greqinë

Goga, i cili ndodhej në një kafene pranë vendit të ngjarjes, e braktisi gjithçka sapo dëgjoi britmat dhe u hodh në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Arachthos për të shpëtuar dy djemtë e mitur që po mbyteshin. Dy fëmijët, një 14-vjeçar dhe një 12-vjeçar, kishin rënë në lumë gjatë një loje dhe fatkeqësisht, pësuan vdekje klinike, sipas raporteve të mediave greke.

Prindërit e të miturve kanë marrë një vendim tejet fisnik, duke dhuruar organet e fëmijëve të tyre për të shpëtuar jetë të tjera.

Do të nderohet me shtetësi greke

Aktit të Gogës nuk i kanë munguar as reagimet e mirënjohjes. Autoritetet greke kanë paralajmëruar se ai do të nderohet me shtetësinë greke për veprimin e tij të jashtëzakonshëm. Një vendim që është përshëndetur gjerësisht si një akt simbolik i vlerësimit për kontributin njerëzor pa dallime kombësie.

Levian Goga ka emigruar në Greqi 24 vjet më parë, në moshën 17-vjeçare. Ai ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në Athinë, duke punuar në kushte të vështira. Sot jeton në qytetin e Artës me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, 10 dhe 6 vjeç, në një jetë të qetë dhe modeste – derisa një akt i jashtëzakonshëm guximi e bëri atë një hero të heshtur të dy popujve.

Previous ArticleKanë shpirt hakmarrës dhe posesiv! Zbuloni 3 shenjat më xheloze të horoskopit
Next Article Si rrallë herë më parë, Olta Gixhari publikon bashkëshortin e saj në ditëlidjen e parë të djalit! (Foto)
Të Fundit

Ngjarje tragjike! Nënë e bijë u gjetën të vd*kura në një park të Romës, zbardhen detaje te renda!

June 14, 2025

Si rrallë herë më parë, Olta Gixhari publikon bashkëshortin e saj në ditëlidjen e parë të djalit! (Foto)

June 14, 2025

Një e Diel e shkëlqyer VETEM për këto 2 shenja të horoskopit! Paolo Fox ka dy fjalë për të thënë

June 14, 2025
ShowBizi

Mas*kër në mes të parkut, kush është 45-vjeçarja shqiptare e vr*rë nga ish-partneri në Itali! Çifti prindër të dy vajzave

June 14, 2025

E papritur, Egli merr vendim e MADH

June 14, 2025

Si ta parandalojme Diabetin? Keto jane pese hapa qe mund te beni ne shtepi.

June 14, 2025
Horoskopi

Kanë shpirt hakmarrës dhe posesiv! Zbuloni 3 shenjat më xheloze të horoskopit

June 14, 2025

Një e Diel e shkëlqyer VETEM për këto 2 shenja të horoskopit! Paolo Fox ka dy fjalë për të thënë

June 14, 2025

Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni

June 14, 2025
Këshilla Shëndeti

Sëmundjet e veshit të mesëm, simptomat, pasojat dhe ndërlikimet shëndetësore. Trajtimi me bimë mjekësore sipas Ylli Merjas

January 9, 2025

Ylli Merja: Njihuni me efektet e mrekullueshme të mjaltit në organizëm: Kujdes, mjalti nuk duhet të ketë shije dhe ere te…

March 9, 2025

Gërhisni natën? Ylli Merja tregon sekretet e një nate për gjumë të qetë dhe zero gërhitje. Ja cili është trajtimi ideal përmes bimëve…

January 9, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.