Pas shumë thashethemesh “lartë e poshtë” mbi një lidhje të mundshme mes Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit si dhe Xhensilës me Ledrin, ky i fundit ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë dhe zbuluar si qëndron e vërteta.
Ledri ka konfirmuar romancën e Sarës me Erikun duke u shprehur madje se me ish-bashkëshorten ka marrëdhënie të mira dhe janë miq, për këtë arsye dhe i bëhet shumë qejfi që ajo është e lumtur me ‘’atë djalin’’.
“Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që ajo të jetë e lumtur, nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua vajza ka shumë rëndësi. Nuk jemi as të parët, as të fundit.
Kjo është sot gjë normale. Nuk e kam aspak problem që do jete ditëlindja e Poit dhe Sara të vijë me hëngër një darkë bashkë, më shumë qejf. Nisem nga vetja, si kam qejf që partneri i Sarës të sillet me Poit do sillem dhe unë nëse partneri në rastin tim do kishte fëmijë”, – tha Ledri.
Ai zbuloi për herë të parë edhe se si ndodhi ndarja mes çifti rreth dy vite më parë, kush ishte shkaku dhe kush e tha i pari fjalën që çoi drejt ndarjes përfundimtare.
“Ishte natyrshëm, distanca e ka bërë me të lehtë. Sara shumicën e kohës ka jetuar në Tiranë, unë në Prishtinë. Ne i kemi raportet shumë të mira, pavarësisht se si janë transmetuar në publik. Kemi shumë raporte të mia, është nëna e Poit. Për mua më me shumë rendësi është lumturia e Poit. Nuk e kam probleme me qenë figurë publike, por puna e Sarës ka qenë në Tiranë, imja në Kosovë në Diasporë, dhe kemi qenë në distancë.”
Por kur vjen puna tek marrëdhënia e tij me Xhensilën, Ledri është më i rezervuar dhe zgjedh të mos përgjigjet.
Ai u pyet nga Alketa nëse një lidhje mes dy artistëve si ai dhe Xhensila mund të funksiononte edhe jashtë studios, Ledri u përgjigj me siguri: “Po normal që po, mendoj që do kishte funksionu. Pa marrë parasysh nëse kanë fëmijë apo të kaluar, nëse dy njerëz duhen, dashuria mund gjithçka.”