Pas ditëlindjes së DJ PM, rrjeti shpërtheu në aludime për një ndarje të mundshme mes tij dhe Sarës.


Shkak për këto zëra u bë mungesa e një urimi publik nga Sara për partnerin e saj, çka ngriti dyshime në rrjet për një krizë në çift.
Por mesa duket, situata është krejt ndryshe. Dyshja nuk ka ndarë shumë nga jeta e tyre personale së fundmi, por kanë zgjedhur të shijojnë një arratisje të qetë larg syve të publikut.
Sekreti i pushimeve të tyre u zbulua nga mikja e tyre, Einxhel Shkira, e cila komentoi në postimin e fundit të Sarës në Instagram:
“Kurioze jam nëse është zgjuar PM kaq herët për plazh?!”
Ky koment konfirmon se çifti ndodhet aktualisht në bregdet, duke shijuar pushimet së bashku – ndonëse në heshtje publike.
Mesa duket, dashuria mes Sarës dhe DJ PM po vazhdon normalisht, pavarësisht spekulimeve të rrjetit.