Gjatë Prime-it të djeshëm u diskutua gjerësisht mbi marrëdhënien që kanë pasur para 9 vitesh Endriku me Sarën.
Secili prej tyre dha versionin personal të historisë, në dhoma të ndryshme që u dëgjua nga të gjithë banorët.
Sara ishte e para ajo që rrëfeu historinë e tyre dhe tregoi se ata janë ndarë për shkak të një tradhtie nga ana e Endrikut.
Ajo gjithashtu pretendonte se ata kishin qenë të fejuar.
Ndërsa nga ana tjetër, versioni i Endrikut është më ndryshe.
Ai nuk i tregon shkaqet e ndarjes, por thotë se ishte faji i të dyve.
Ndërsa për sa i përket raportit që kanë pasur, ai thotë se nuk kanë të fejuar zyrtarisht, por familjet e tyre kanë qenë në dijeni.
Pas deklaratës së Endrikut, në Instagram-in e tij është shpërndarë videoja ku ai ka rrëfyer historinë me mbishkrimin:
Dinjiteti.