Ish-banorja e Big Brother Albania, Tea Zhuli, ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Me një video të veçantë dhe tejet emocionale të publikuar në Instagram, Tea ndau lajmin me ndjekësit e saj, duke shkruar: “Sekreti më i shtrenjtë për mua!”.
Postimi mori menjëherë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku fansat dhe miqtë e saj e kanë përgëzuar me dhjetëra mesazhe urimi dhe dashurie.
Ky moment i ëmbël shënon një kapitull të ri në jetën e Teas – atë të mëmësisë, një udhëtim i mbushur me emocion, dashuri dhe pritshmëri.